MENU
klinika

Nga New York Times

Lufta që nuk mbaroi kurrë…

11.11.2018 - 14:18

Më 11 nëntor 1918, një delegacion i përfaqësuesve gjermanë, udhëtuan për në pyllin e Compiègne për të takuar një grup oficerësh aleatë. Atje, brenda automjetit hekurudhor 2419D, ata nënshkruan armistikun që solli fundin e Luftës së Parë Botërore.

Ishte momenti që bota e tërë e kishte dëshiruar, që kur lufta kishte nisur katër vjet më parë. Të dyja palët premtuan fitore ende pa nisur lufta. “Ne vetëm dimë se lufta zgjat”, tha Wilfred Owen, poeti i ri ushtarak anglez. Lufta që kërkonte t’i jepte fund të gjitha luftërave nuk mundi të përfundonte as vetë.

Në vjeshtën e vitit 1918, Gjermania filloi të rrëzohej.

Në javën e parë të nëntorit, fundi dukej se ishte afër. Por më 5 nëntor, në zgjedhjet afatmesme të Amerikës Woodrow Wilson humbi. Pas numërimit të votave, republikanët kishin kontroll mbi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, duke sjellë implikime për vizionin për “Lidhjen e Kombeve”. Rezultati i zgjedhjeve, ngriti pyetje serioze në lidhje me demokracinë. A mundej një kombi i ndarë si Amerika të frymëzonte botën?

Ish-Presidenti Theodore Roosevelt, sulmoi demokratët duke i quajtur “internacionalistë” dhe u shpreh me zemërim kundër planit idealist të Wilson për paqen.

Por dy ditë më vonë, erërat e historisë dukeshin sikur po e ngrinin sërish Wilsonin. Më 7 nëntor, një raport i armëpushimit u dërgua në zyrën e Nju Jorkut. Brenda pak minutash, njerëzit ishin në rrugë, tejet të gëzuar.

Për fat të keq, raporti ishte i parakohshëm. Disa orë më vonë, Departamenti i Shtetit e publikoi atë të rikorrigjuar.

Katër ditë më vonë, lajmi i vërtetë erdhi. Edhe një herë, njerëzit u gëzuan, këtë herë, në gjithë botën. Pa asnjë arsye për të treguar përmbajtje, politikanët u kthyen drejt plazhit që erdhi natyrshëm.  Në Uashington, Wilson foli për planet për “vendosjen e demokracisë në të gjithë botën”. Në Kongres, ai përmendi detajet e armistikës dhe më vonë njoftoi, “Lufta kështu përfundon”.

Por kishte përfunduar me të vërtetë?

Në Spanjë një epidemi gripi kishte vrarë dhjetëra milionë njerëz në vitin 1918 dhe 1919. Mungesa e ushqimit kishte sjellë kaos, veçanërisht në javët e fundit të luftës dhe komunizmi po përhapej me shpejtësi në Gjermani, Hungari dhe Poloni.

Demokracia sfidohej gjithashtu nga urrejtjet e thella të nxitura nga katër vjet luftë. Shumë gjermanë nuk ishin gati të pranonin armistikës, pas viteve të propagandës për fitoren e pashmangshme.

Në Amerikë, të gjithë amerikanët kishin kontribuar për fitoren, përfshirë ushtarët afrikano-amerikanë, gratë si dhe emigrantët që ndihmonin me çdo mënyrë që mundeshin.

Pra siç duket, jetojmë me dështimet dhe sukseset e vitit 1918. Atë vjeshtë, Uillson i shkroi një senatori të Arizonës, Henry Ashurst, se ai po punonte për të ardhmen. Por jo gjithçka shkoi siç Uillson priste.

Një sondazh i kohëve të fundit i Pew tregoi një rënie të admirimit për Shtetet e Bashkuara. Për 12 vjet radhazi, sipas Freedom House, demokracia ka qenë duke u dobësuar. Në Lindjen e Mesme, janë kthyer kujtimet e vjetra nga Perandoria Osmane, me ambiciet e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Në Rusi, Vladimir Putin e mendon veten si mbrojtës të Kishës ortodokse Ruse. Do të ishte surreal ta shihnim atë në mesin e liderëve botërorë në Paris këtë fundjavë.

Sigurisht që duhet ta vlerësojmë sakrificën e një brezi që u përpoqën të ndërtonin një botë më të mirë. Kjo duket se po realizohet në Paris në njëqindvjeçarin e fundit të luftës.

Një shekull më vonë, nuk ka gjasa që ne të shpëtojmë nga teatri i madhështisë. Por, ndërsa bota përgatitet për Ditën e Armistikës, një ndjenjë vetëpërmbajtjeje do të ishte mënyra më e mirë  për të kujtuar tragjedinë që përfundoi në vitin 1918.

Ted Widmer është lektor në Kolegjin e Macaulay të Universitetit të Nju Jorkut dhe një anëtar i Këshillit të Etikës në Carnegie në Çështjet Ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…