MENU
klinika

Ish-sulmuesi shqiptar

Nga futbollist i Kombëtares, në picier

04.11.2018 - 23:22

Ka qenë i grumbulluar dy ndeshje me ekipin tonë kombëtar në sezonin 2006-2007, por sot ai ka një piceri të tijën në Gjermani. Mediat e këtij vendi i kanë bërë jehonë Skerdilaid Currit, pasi nga futbollist cilësor, sot ai ka picerinë e tij.

Dhe ajo që bie më shumë në sy, është emri që i ka vënë restorantit të tij, pikërisht “Rrushi”. Nga fusha e blertë tashmë në botën e sipërmarrjes, 43-vjeçari ka sqaruar se nuk është vetëm personi që jep “urdhra” për të punësuarit e tij, por edhe picier.

“I përgatis vetë picat dhe punoj përafërsisht 14 orë në ditë. Futbolli nuk është gjithçka në jetë”, – thotë ish-futbollisti. Për klientët, ai ka varur në një kënd të picerisë edhe fanellat e skuadrave me të cilat ka luajtur, përfshirë Unterhaching, Starnberg, Plauen dhe Erzgebirge Aue.

Kujtojmë që Curri e nisi karrierën te Besa e Kavajës, qytet në të cilin ka lindur. Më pas kaloi te Partizani, ku aktivizua për 2 sezone, që ishte edhe trampolina më e mirë për të kaluar në Gjermani, në vitin 1998.

Ishte pikërisht Altin Rraklli ai që e mori me vete dhe e lançoi në futbollin gjerman, ku më pas Curri i bëri vend vetes më lojën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN