MENU
klinika

Vrasja në Bllok

Një dëshmi ndryshe/ Dizdari njoftoi Martinajn për konfliktin

30.11.2018 - 22:09

Përfshirja e Ervis Martinajt në ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e 4 tetorit, dyshohet se ka ndodhur pasi është telefonuar nga biznesmeni Eldi Dizdari.

Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, tre prokurorët e çështjes argumentonin, bazuar në prova, se Martinaj nuk ishte gjendur rastësisht në

Ish-missi, Suada Sherifi me bashkëshortin, Eldi Dizdari

Megjithatë, deri në atë fazë hetimesh, para se të identifikohej plotësisht personi që kishte debatuar me Ervin Matën para lokalit, pra biznesmeni Eldi Dizdari, organi i akuzës nuk kishte të dhëna konkrete se kush ishte personi që mund ta kishte thirrur aty Martinajn.

Suada-Sherifi-konica.al
Suada-Sherifi-konica.al

Por burimet sqaruan se tashmë ka dyshime të arsyeshme se është pikërisht Dizdari ai që mund të ketë vënë në dijeni Ervis Martinajn për debatin që kishte pasur me Matën në orën 20:37, para lokalit ku më pas ndodhi ngjarja.

Prokuroria ka argumentuar në kërkesën e saj, se pas disa minutash, konkretisht në orën 21:17, të datës 4 tetor, Martinaj ka komunikuar në aplikacionin “WhatsApp” me Ervin Matën dhe më pas ka shkuar aty.

Por para se të shkonte ka komunikuar edhe me persona të tjerë me mesazhe, madje duke u kërkuar që të merrnin edhe armë me vete.

Në kërkesën e 3 prokurorëve të çështjes për caktimin e masës së sigurisë, thuhet se: Rezulton nga ekspertimi teknik-elektronik i aparatit telefonik të personit nën hetim, Ervis Martinaj, se në orën 21:17 ka marrë një komunikim elektronik në aplikacionin “Whatsapp” nga kontakti i regjistruar me emrin “Boli” me tekst “tek dyqani me veshje të shtrenjta përballë Billionerit”.

dizdari-mata-konica.al
dizdari-mata-konica.al

Pra, rezulton që shkuarja e të hetuarit Ervis Martinaj në dyqanin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë rastësore siç ai deklaron, por ai ka rakorduar për këtë takim me të hetuarin tjetër Ervin Mata.

Rezulton dyshimi se viktima Fabjan Gaxha dhe personi tjetër i paidentifikuar kanë qenë së bashku me të hetuarit Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe personin tjetër të paidentifikuar përpara ngjarjes, duke shkuar në afërsi të saj me automjetin tip “BMW X5”.

Të gjitha këto rrethana të rezultuara nga hetimet janë të tilla që rrëzojnë pretendimet e të hetuarit Ervis Martinaj se ai ka shkuar rastësisht në dyqan ku është takuar me Ervin Matën dhe se konflikti i ndodhur mes viktimës Gaxha dhe të hetuarit Bilo ka qenë rastësor dhe i shkëputur prej tij.

Po ashtu, rezulton dyshimi se i hetuari Martinaj ka njoftuar përpara se të shkojë në vendin e ngjarjes personat shoqërues të tij, madje u ka shkruar të shkojnë me armë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!