Kreu i liberalëve të Parlamentit Europian, Guy Verhofstadt akuzoi kryeministrin hungarez për marrjen e fondeve të Bashkimit Evropian me qëllim të “shkatërrimit të Evropës”.
Deputeti me ndikim dhe ish-kryeministri belg ka nisur fushatën e tij, me një furgon, i cili përmban pamje të Orban dhe një flamur të BE në sfond.
“Së pari ai mori paratë tona, tani ai dëshiron të shkatërrojë Evropën,” shkruan ai.
Pas një turneu të shkurtër në institucionet kryesore të BE-së, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, furgoni do të bëjë një udhëtim prej 840 kilometrash në kryeqytetin hungarez Budapest.
Verhofstadt u tha gazetarëve: “Për t’i kujtuar politikanët e EPP-së se çfarë është në rrezik, ky kamion do të shkojë në selinë e PPE-së, ambasadës hungareze, ambasadës austriake, Këshillit dhe Komisionit Europian.
“Ne do t’iu tregojmë qytetarëve hungarezë se çfarë po ndodh në vendin e tyre. Prandaj, ne do ta dërgojmë furgonin edhe në Hungari. Është koha që pro-evropianët të marrin drejtimin. Hungarezët dhe Europa meritojnë shumë më mirë se Orbani “.
Verhofstadt ka qenë një nga kritikët më të fuqishëm të zotit Orban në muajt e fundit, dhe disa muaj më parë e kishte quajtur udhëheqësin hungarez “Mini-Trumpin” e Evropës Lindore.
Pjesa më e madhe e argumenteve të Verhofstadt lidhen me disa çështje korrupsioni që përfshijnë vëllain e vogël të Orbanit, Gyozo Orban Jr. Orban Jr dyshohet se përfitoi nga fondet e BE-së. Firmës Gamma Analcont iu dhanë rreth 700,000 paund nga BE në fund të gushtit për të mbuluar koston e ndërtimit dhe dizajnimit të një sistemi ngrohjeje.
Orban Jr ka në pronësi një 26 përqind të aksioneve në Gamma Anaclon që nga viti 2005 dhe para se të bëhej kryeministër, Orban gjithashtu ishte pjesë e firmës.
Verhofstadt ka thënë se agjencia policore e Europolit të BE duhet të forcohet për të lehtësuar hetimet e korrupsionit në Bashkimin Europian.
“Kjo do të thotë se Europol ka të drejtën të hetojë kudo në BE dhe të kërkojë që autoritetet e zbatimit të ligjit në shtetet anëtare, të bashkëpunojnë për të zgjidhur rastet ” tha ai.