MENU
klinika

Projekti i Unazës së Re

PD akuzoi/ ARRSH: Prokurimi në përputhje me ligjin

12.11.2018 - 18:26

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike të bëra gjatë ditës së sotme për projektin e “Unazës së Re”, i cili ka deklaruar se prokurimi është zhvilluar në përputhje me rregullat dhe parashikimet ligjore.

PD tha sot se Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.

ARRSH-ja tregon datën kur është bërë hapja e garës si dhe aktorët të cilët kanë marrë pjesë në garë.

“Më datë 17.10.2018 ora 10.00, është bërë hapja publike e procedurës së prokurimit, nëpërmjet sistemit elektronik. Është konstatuar që kanë marrë pjesë operatorët e mëposhtëm: “Biba x shpk” & “DH Albania shpk – dogë e shoqërise së huaj” me ofertën ekonomike 2.246.450.000,09 lekë, pa TVSH. “Vëllezrit Hysa shpk” nuk kanë paraqitur dokumentacion dhe as ofertë”, thuhet mes tjerash në reagimin e ARRSH-së.

arrsh-palma-autostrade-konica.al
arrsh-palma-autostrade-konica.al

“Informacion mbi zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt , “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”, me fondin limit: 2.246.450.297,45 lekë pa TVSH. Numri i referencës së procedurës: REF-84999-09-08-2018

Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM-së nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme është zhvilluar e hapur, me mjete elektronike. Dokumentet e tenderit, pëfshirë të gjitha shtojcat e nevojshme si, projekt, specifikimet teknike, peventiv dhe kerkesat për kualifikim janë bërë publike ne datë 10.09.2018 dhe janë lehtesisht të aksesueshme nga cdo person i interesuar. Në dispozicion të operatoreve ekonomik janë vënë 37 ditë kalendarike për përgatitjen e ofertave dhe dokumenteve shoqëruese përkates, nga minimlalisht 30 ditë, që kerkohen bazuar ne rregullat e prokurimit publik. Referuar dokumenteve te tenderit, janë krijuar te gjitha hapesirat e nevojshme per shoqëritë vendase ose të huaja ne paraqitjen e ofertave dhe plotesimin e kritereve te dhëna në dokumentet e tenderit. Janë përcaktuar qarte rregullat kur ofertuesit paraqiten si bashkim i përkohshëm i operatoreve ekonomik.

Më datë 17.10.2018 ora 10.00, eshtë bërë hapja publike e procedurës së prokurimit, nëpërmjet sistemit elektronik. Është konstatuar që kanë marrë pjesë operatorët e mëpshtëm:

“Biba x shpk” & “DH Albania shpk – dogë e shoqërise së huaj” me ofertën ekonomike 2.246.450.000,09 lekë, pa TVSH
“Vëllezrit Hysa shpk” nuk kanë paraqitur dokumentacion dhe as ofertë
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i ngarkuar për këtë qëllim, ka vlerësuar dokumentacionin e dhënë duke kualifikuar vetëm bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba x shpk” & “DH Albania shpk – degë e shoqerisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Më pas AK-ja ka respektuar afatet ligjore nëse do të kishte ankesa ne lidhje me këtë vlerësim dhe vetëm pasi nuk kanë rezultuar te tilla, ka vijuar me njoftimin e fituesit dhe nënshkrimin e kontratës.

projekti i unazes se re-konica.al
projekti i unazes se re-konica.al

Vlen të nënvizohet fakti qe, referuar dokumentave të paraqitura, rezulton se DH Albania shpk – është degë e shoqërisë së huaj “Dunëel Habermam” me adrese Centerville Rd., Neë Castle County, Ëilmington, Delaëare 19808, USA. Kjo kompani, në permbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 42 date 16.01.2008, ”Për miratimin e rregullores për kriteret dhe Procedurat e dhenies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar ne veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategorite maksimale (kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndertimit. Dunëell Haberman ofron një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve inxhinierike dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës.

Operatori ekonomik Biba x shpk, pjesë e këtij bashkimi me 7 % te punimeve, plotëson kriteret e dhëna konform dokumentave te tenderit dhe është në perputhje të plote me rregullat e prokurimit publik. Neni 45/2, LPP-së përcakton: Çdo kandidat ose ofertues kualifikohet/pranohet ne një procedurë duke deklaruar se:

a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”
b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,
c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.
d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv”, thuhet në njoftim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!