Politikanët po e bëjnë Amerikën të mjerë. Zgjedhjet ofrojnë një shans për të ndryshuar.
Amerika po përgatitet për zgjedhjet afatmesme më 6 nëntor, dhe vendi është më i përçarë dhe i zemëruar sesa ka qenë në dekada të tëra.
Politikanët zakonisht e trajtojnë njëri-tjetrin si budallenj apo tradhtarë. Para pak ditësh, një mbështetës i Presidentit Donald Trump ka dërguar bomba në adresat e 14 kundërshtarëve të presidentit dhe një burrë ka vrarë 11 persona në një sinagogë, duke e bërë këtë aktin më të keq antisemit në historinë e Amerikës.
Politika helmuese është dobësia e madhe e Amerikës. Ajo e ka shkatërruar besimin e amerikanëve tek qeveria e tyre dhe institucionet e saj. Zgjedhjet afatmesme janë një shans për ta rregullura këtë situate.
Të gjithë politikanët e manipulojnë të vërtetën. Trump raportohet se ka gënjyer rreth 5.000 herë që kur erdhi në pushtet, sipas Washington Post. E gjitha kjo është katastrofale për Amerikën, pasi tregon se Amerika nuk mund të funksionojë.
Të gjithë politikanët sulmojnë kundërshtarët e tyre, por presidentët kanë detyrë të bashkojnë vendin. Por Trump nuk ka aspak këtë qëllim.
Demokracia e Amerikës është më e fuqishme seç mendohet. Megjithatë, institucionet e saj po infektohen një nga një. Media ka rënë viktimë e skepticizmit partiak. Vetëm 11% e përkrahësve të Trumpit besojnë mediat kryesore, ndërsa 91% e tyre besojnë Trumpin, sipas një sondazhi të kryer në verë. Tani Gjykata Supreme gjithashtu perceptohet si partiake. Demokratët e shohin konfirmimin e fundit të Brett Kavanaugh në gjykatë si një skandal.
Çfarë duhet bërë? Duhet ecur me hapa të vegjël, duke filluar me zgjedhjet e javës së ardhshme. Dhe e para e këtyre hapave është që kontrollin e Shtëpisë ta marrin demokratët.
Një shumicë republikane në parlament do të rrezikonte sundimin e ligjit.
Amerika nuk do të përmirësohet me një zgjedhje të vetme. Në minimum, për përparim do të duhej një rinovim i Partisë Republikane dhe një presidenti tjetër me një busull tjetër morali. Por rezultati i duhur javën e ardhshme mund të tregojë rrugën e duhur.
Nga The Economist