MENU
klinika

Arratia e Gruevskit

Qeveria hungareze pranon kërkesën për azil të Gruevskit

14.11.2018 - 16:51

Nikolla Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil tek autoritetet kompetente hungareze. Ishte vetë kabineti i kryeministrit të Hungariz, Vikor Orban që konfirmoi lajmin për mediat maqedonase. “Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.

Duke pasur parasysh se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest.

“Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare”.

“Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrin Gruevski do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik”, tregohet nga kabineti qeverisës i Viktor Orbanit, duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish kryeministrit Gruevski para se të përfundojë procedura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase