MENU
klinika

“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”

101 arsye pse duhet ta shihni këtë shfaqje!

12.12.2018 - 22:20

Sot, në Teatrin Metropol, nga ora 19:00-21:00 u zhvilluan provat gjenerale të shfaqjes “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” nga Ken Ludvig.

Kjo shfaqje është produksioni më i fundit i Teatrit Metropol, shfaqje e cila do të vijë si premierë ekskluzive për publikun e Tiranës prej datës 13 Dhjetor në sallën Shekspir të Teatrit Metropol, me regji dhe përkthim nga Shkëlzen Berisha dhe lojën e aktorëve: Amri Hasanlliu, Ermir Hoxhaj, Gentian Hazizi, Herion Mustafaraj, Klodjana Keco, Mirela Naska, Rozi Kostani.

Një histori e njohur, në Londrën e viteve 1890, ku flitet për Sherlock Holmes, një detektivi imagjinar i krijuar nga autori britanik Sir Arthur Conan Doyle, e përshtatur për skenë teatri nga dramaturgu Ken Ludving.

Langoi i Baskervillëve bashkon dy zhanre letrare popullore: përrallën gotike dhe trillin e letërsisë detektive, duke mbajtur kështu kureshtjen e publikut të ngacmuar nga suspanca për të lidhur fijet e ngjarjeve dhe shijuar në maksimum proçesin e zbulimit.

Regjisori Berisha ka punuar për një spektakël dinamik, plot ngjyra dhe gjallëri, plot energji që shpërthen nga ironia e situatave, në të cilat pritshmëria dhe realiteti janë në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Ritmi, ngjyrimi dialektor, puna me gjuhën dhe theksat, harmonia mes fjalës dhe gjestit tek individi dhe pastaj mes ansamblit e bëjnë këtë shfaqje mjaft unike.

‘Çdo gjetje apo element duhet të bazohet në saktësi dhe harmoni’, thotë ai, ndaj procesi ka angazhuar potencialet edhe të njohura edhe të panjohura të aktorëve, për të bërë të pandjeshme ngarkesën dhe arritur një nivel profesional të pëlqyeshëm dhe mikpritës nga publiku”.

Romani përdor temat dhe simbolet tipike gotike: një mallkim familjar dhe një legjendë për një qen paranormal dhe djallëzor, një hero i bllokuar në një vend të çuditshëm, shkelja e tabuve morale, shqopishtet e zymta që mbajnë sekrete të këqija, hijet e errëta, dhe peizazhe të tmerrshme, të mbuluara nga mjegulla.

Sherlok Holms sulmon legjendën e mallkimit Baskerville me armën e arsyes dhe të metodave shkencore të vëzhgimit, analizës dhe përfundimit. Megjithatë, kur Sherlock Holmes nuk është në tregim dhe Dr.Watsoni drejton komplotin, elementët gotikë e marrin përsipër rrjedhën e tij.

Si do ta zgjidhë enigmën e vrasjes së Sër Çarllsit, dedektivi i famshëm Sherlok Holms?

Holmsi: Hmmm, epo, kjo pyetje tashmë nuk është problem, apo jo? Unë besoj se rrota u kthye prapë edhe një herë dhe tani t’i kthehemi punës!

Një interpretim i mrekullueshëm nga secili aktor, të cilët luajnë vazhdimisht disa karaktere brenda shfaqjes. E vështirë, por jo e pamundur për ta. Drama, ankthi, thrilleri, misteri dhe humori, do ju mbajnë të mbërthyer deri në fund të kësaj shfaqje.

“Kam qenë i interesuar gjatë procesit që të punoj në disa nivele shprehimore të cilat në bazë kanë drejtpeshimin. Ngërthimi i i formësimit të dialogut të personazheve me një gjuhë të sjellë më një freski dhe larmishmëri që të kujton kohët e vjetra dhe i shkon për shtat situatave, me realizimin artistik. 

Kombinimi i disa formave teatrore, të cilat e stërvitin aktorin që të evitojë emocionet përzier me energji të tepërta, duke synuar përthyerje të shpejta dhe ngacmuese dhe i japin publikut një zinxhir situatash mjaft të gjalla që ndryshojnë dhe transformohen çdo çast”, thotë regjisori.

Skenografia transformohet aty për aty duke mbajtur aktive imagjinatën e publikut gjatë gjithë kohës dhe duke u shërbyer ngjarjeve njëkohësisht, por edhe tensionit të veprimit të personazheve. 

“Për ta përmbledhur, mund të them se zbulimet e Sherlokut dhe Uatsonit, na kanë nxitur një seri zbulimesh të tjera në mënyrën se si kjo shfaqje do të prezantohet para publikut dhe me gjithë lodhjen, jam mjaft i kënaqur për të gjitha eksplorimet e reja që kemi mundur të përfytyrojmë, takojmë dhe realizojmë. Tashmë mbetet shkëmbimi me publikun, që është edhe reflektuesi praktik i gjithë kësaj pune”, shton Berisha.

Pas përfundimit të provave, aktori i talentuar Gentian Hazizi, në një prononcim për Konica.al, i bën thirrje të gjithëve që të shkojnë e të shohin këtë shfaqje pasi aty do të gjejnë gjithçka, që nga drama e misteri, deri te tragjikja apo humori.

Në Teatrin Metropol, kjo shfaqje është premierë në datat 13, 14, 15, 16, 20,21, 22, 23 Dhjetor.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB