“Bota është plot me libra të çmuar që askush nuk i lexon”.
Sikurse Borges, figura e Umberto Ekos duket lehtësisht e krahasueshme me atë të sofistëve të shekullit të dytë pas Krishtit, oratorët dhe profesorët e retorikës që përshkonin basenin e Mesdheut për të dhënë konferenca. Kur romancieri zbehet përpara dijetarit, stili i tij mbetet i pandryshuar. Në rastin e Umberto Ekos, stili i brishtë bën të mundur përballimin e vështirësive më të mëdha me një lumturi të atillë që e bën erudicionin të këndshëm dhe të thjeshtë.
Umberto Eko është orkestruesi i një koncerti të bukur librash. I tillë është edhe libri “Mbi supet e gjigantëve”, një botim me ilustrime të pabotuara më parë të filozofit dhe novelistit italian, por edhe vepra të tjera historie për Matignon, De Gaulle, Parisin apo Francën në pikturë…
Filozofi, semiologu dhe shkrimtari i vlersësuar si imazhi i kulturës italiane të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, arrin ta ripërtërijë mendimin filozofik dhe kuptimin për format e komunikimit, duke shpjeguar atë çfarë ndodh me rileximin e të shkuarës me nocionet e teorive të reja.
Mund të kalojë një jetë e tërë pa e ngritur kurrë pyetjen se në ç’përfundim do të arrinte debati mes Dalai Lamës dhe Papës mbi identitetin e vërtetë të Supermenit. Edhe ne, po ashtu, mund të lexojmë Umberto Ekon.
Ky privilegj, i cili është bërë gjithnjë e më i rrallë që nga vdekja, në vitin 2016, e filozofit dhe romancierit italian (lindur në vitin 1932), së fundmi është rikthyer falë botimit të librit “Mbi supet e gjigantëve”, një përmbledhje konferencash prezantuar në fund të jetës së tij, pjesa më e madhe e pabotuar, që shoqërojnë, zgjatin, transmetojnë, trandin dhjetra vepra – nga Xhioto tek Branski, nëpërmjet Tintoret, Raphael, Blake, Magritte, Haring … – në një bashkëbisedim të ndezur midis shekujve, mbushur me surpriza, shpërthime të egra dhe të thella.
Çdo gjë që shfaqet në një faqe të organizuar nga autori i kryeveprës “Emri i trëndafilit”, vjen në rezonancë. Gjithçka, me përplasje ose fërkime, produkt i mendimit, sipas rregullit të kësaj “semiotike rudimentare dhe të rastësishme”, e cila ishte, kur nuk përfshihej as në përralla, as në kërkimet më rigoroze: “Lektori i fabulave” apo “Semiotika dhe filozofia e gjuhës”, regjistri si i gjallë dhe brilant i studimeve të tij të shkurtra, si tek “Si të udhëtosh me një salmon”.
Idetë, veprat apo faktet historike më të papritura hapin, sipas mënyrës së shtegtimit të një shkollari, një udhë për pyetje universale, si bukuria dhe shëmtia, absolutja, zjarri, padukshmëria, komploti, papërsosmëria… tema që, kur i rendit, duken sa të thjeshta, aq edhe kundërshtuese. Por, për të lexuar Ekon, asgjë nuk duket më e re, pasi arti i mendimit të tij është art rifillues, i përtëritjes së të njohurës nga takimi me një tjetër të njohur.
Jo rrallëherë semiologu shtjellon nocionin e “lexuesit model”, një lexues ideal që përmbush standardet e përshkruara nga autori dhe i cili jo vetëm që ka aftësitë e nevojshme për të kuptuar qëllimet e tij, por gjithashtu di si të “interpretojë të pathënat e librit”. Teksti paraqitet si një fushë interaktive, ku shkrimi, nga asociacioni semantik, stimulon lexuesin, bashkëpunimi i të cilit është një pjesë integrale e strategjisë së zbatuar nga autori.
Profesor, kronikan dhe studiues, në vëllim përmblidhen gjithë konferencat dhe kontributet e tij, nga më humotistiket tek më polemizueset.