MENU
klinika

Deklarimi i Daçiçit

‘Dialogun e udhëheqin Thaçi e Vuçiç’

23.12.2018 - 10:00

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për dialogun me Serbinë, ku është caktuar edhe ekipi i ri negociues, i prirë nga kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thotë se nuk ka asnjë indikacion se formati i dialogut Kosovë-Serbi mund të ndryshohet dhe shtoi se Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet, por jo derisa të hiqet taksa për mallrat serbe.

Nuk ka bisedime nga pozicione të reja”, ka thënë Daçiç, për Radio Televizionin e Serbisë.

Në pyetjen nëse Fatmir Limaj është i pranueshëm për negociata me Serbinë, ai tha “sigurisht së nuk është”.

Sa i përket formatit të dialogut, ky format është i qartë: është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi”, tha ai.

I pyetur nëse vendimi për Kosovën duhet të kthehet në Kombet e Bashkuara, ai tha se dialogu do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, por se marrëveshja nuk do të ketë nëse nuk verifikohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

E pranon edhe Vuçiç lidhur me Kosovën


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat