MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Xhorxh Bush e la botën më të mirë seç e gjeti…

03.12.2018 - 13:56

Çfarë ndodh në këtë botë është rezultat i asaj që njerëzit zgjedhin të bëjnë apo të mos bëjnë kur përballen me sfida të caktuara. Presidenti i 41-të i SHBA nuk ka bërë gjithmonë zgjedhjet e duhura, por politika e jashtme të administratës së tij ka qenë më mire krahasuar me çdo lider tjetër modern.

Kam punuar për katër presidentë amerikanë, demokratë dhe republikanë, dhe ndoshta gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se pak nga ajo që ne e quajmë histori është e pashmangshme. Çfarë ndodh në këtë botë është rezultat i asaj që njerëzit zgjedhin të bëjnë apo të mos bëjnë kur përballen me sfida të caktuara.

Xhorxh Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, u përball me shumë sfida dhe rezultati është i qartë: ai e la vendin e tij dhe botën shumë më mirë se sa i gjeti.

Kam punuar për të të katërt vitet e presidencës së tij. Unë kam qenë anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, përgjegjës për mbikëqyrjen e zhvillimit dhe ekzekutimit të politikave drejt Lindjes së Mesme, Gjirit Persik, Afganistanit, Indisë dhe Pakistanit.

Bush ishte i sjellshëm, i mirë, i drejtë, i vëmendshëm, pa paragjykime, modest, parimor, dhe besnik. Ai e shihte veten si kujdestar të demokracisë amerikane.

Arritjet e tij të politikës së jashtme ishin të shumta dhe të rëndësishme, duke filluar me përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Kjo ndodhi, pjesërisht, sepse Bushi ishte i ndjeshëm ndaj vështirësive të Gorbaçovit dhe më vonë të Boris Jelcinit dhe i shmangej situatave të vështira. Ai ishte i kujdesshëm që të mos përdorte retorikën e triumfalizmit, megjithëse u kritikua gjerësisht për këtë.

Ai mori atë që donte. Ai i mposhti vërejtjet e shumë prej homologëve të tij evropian dhe nxiti bashkimin e Gjermanisë , dhe e solli atë brenda NATO-s.

Arritja më e madhe e politikës së jashtme të Bushit ishte Lufta e Gjirit.

Ai e shihte pushtimin e Kuvajtit nga Saddam Husseini si një kërcënim jo vetëm për furnizimet e naftës në rajon, por edhe për botën e pas Luftës së Ftohtë. Bush kishte frikë se situate do të nxiste kaos të mëtejshëm.

Ai krijoi një koalicion ndërkombëtar, dërgoi gjysmë milioni trupa amerikane dhe e çliroi Kuvajtin për disa javë me shumë pak viktima nga SHBA dhe koalicioni.

Dy pika të tjera duhen përmendur këtu. Së pari, Kongresi nuk ishte i gatshëm të vepronte kundër Sadamit. Votimi në Senat për autorizimin e aksionit ushtarak gati dështoi. Bush, megjithatë, ishte i përgatitur të urdhëronte atë edhe pa miratimin e Kongresit, duke pasur parasysh se ai tashmë kishte të drejtën ndërkombëtare dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në anën e tij.

Së dyti, misioni ishte për të çliruar Kuvajtin dhe jo Irakun. Ai u shqetësua për humbjen e besimit të liderëve botërorë. Donte gjithashtu të mbante qeveritë arabe në anën e tij për të përmirësuar perspektivat për paqe në Lindjen e Mesme.

Xhorxh H. W Bush
Xhorxh H. W Bush

Asnjë nga këto nuk do të thotë se Bush kishte gjithmonë të drejtë. Megjithatë politika e jashtme e administratës së tij ka qenë më mirë krahasuar me çdo lider tjetër modern.

Një gjë të fundit. Bush kishte ndoshta ekipin më të mirë të sigurisë kombëtare që SHBA ka pasur ndonjëherë.

James Baker ishte padyshim sekretari më i suksesshëm i shtetit që nga Henry Kissinger. Veç tij ishin edhe Colin Powell, Dick Cheney, Robert Gates, Larry Eagleburger, William Webster dhe të tjerë me shumë përvojë.

Të gjitha këto na sjellin përsëri tek Xhorxh H.W. Bush. Ai zgjodhi njerëzit e duhur. Ai vendoste objektivat dhe pritshmëritë. Ai dëgjonte. Ai këmbëngulte. Dhe ai udhëhiqte.

SHBA-ja lulëzoi si rezultat i kontributit të presidentit të saj të 41-të. Shumë njerëz në botë kanë përfituar gjithashtu. Ne duhet ta falënderojmë…

Richard N. Haass, Kryetar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, më parë ka shërbyer si Drejtor i Planifikimit të Politikave për Departamentin e Shtetit të SHBA (2001-2003) dhe ishte i dërguari i posaçëm i Presidentit Xhorxh W. Bush në Irlandën e Veriut dhe Koordinator për të Ardhmen e Afganistanit . Ai është autor i “A World in Disarray: American Foreign Policy and the Crisis of the Old Order”.