MENU
klinika

Për vitin 2019

‘Kosova ka dhe një mundësi për liberalizimin e vizave’

31.12.2018 - 12:13

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se qeveria nën drejtimin e tij gjatë vitit 2018 ka marrë vendime në të mirë të qytetarëve të saj si ai për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Haradinaj ka theksuar se Kosova me këtë qeveri është krejtësisht ndryshe.

Ai ka thënë se Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave në vitin 2019.

Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-së. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje. Tani ka filluar edhe një valë e ftesave të ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Në këtë mënyrë është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim. Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat