MENU
klinika

Rasti 27 prilli

Maqedoni/ Ligji për Amnisti, pret nënshkrimin e Presidentit

19.12.2018 - 13:57

Ligji për Amnisti është dorëzuar te kabineti i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ku pritet që ta nënshkruajë, theksojnë nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas informacioneve Ligji do të nënshkruhet në afat të shkurtër kohor.

Që kur Ligji për Amnisti u votua në Kuvend me 95 vota për dhe asnjë kundër, pasi që të nënshkruhet nga kryetari i Maqedonisë do të duhet të shpallet në Gazetën Zyrtare, ku nga ai moment do të hyjë në fuqi.

Të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, sipas Ligjit posedojnë afat kohor prej 5 ditësh që të dorëzojnë kërkesat për amnisti. Pas kërkesave të dorëzuara nga të akuzuarit në afat kohor prej pesë ditësh do të vendos Gjykata, gjegjësisht Këshilli gjyqësor i cili e udhëheq këtë lëndë në krye me kryetaren Dobrila Kacarska dhe në konsultim me Prokuroren Publike e cila e ka ngritur akuzën Vilma Ruskovska.

Deputetët nga Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi nuk e mbështetën Ligjin për Amnisti. Sela para votimit deklaroi se nuk ka paqe me kriminelët dhe se është e turpshme që ata janë në sallë dhe votojnë. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat