MENU
klinika

Mos e humbisni

“Mogli i xhunglës” tashmë në një version më “të errët!

10.12.2018 - 18:22

“Mogli i xhunglës” është historia e djalit të vogël të rritur mes kafshëve, i cili i përket botës shtazore, pra botës së kafshëve, edhe asaj bimore (natyra), por që nuk mundet të mohojë rrënjët e tij njerëzore, kështu që mundohet shumë për të gjetur një vend në një tokë plot sfida, që i vijnë qoftë nga bota e origjinës, qoftë nga ajo në të cilën është adoptuar me kalimin e kohës.

Ky film është një film vizatimor, i prodhuar nga Disney në vitin 1967, me kolonën e tij zanore dhe personazhet e adhurueshëm, të cilët kanë fituar zemrat e miliona spektatorëve në të gjithë botën.

Regjisori dhe aktori britanik Andrew Serkins, me “Librin e Xhunglës”, ka ndërtuar një version të fortë dhe të errët, por duke i qëndruar besnik përmbajtjes së veprës së Rudyard Kipling.

Kafshët tek subjekti i Moglit janë rindërtuar. Christian Bale luan panterën “Bagheera”, Benedict Cumberbatch është tigri i keq “Shere Khan”, Cate Blanchett luan gjarprin “Kaa”, Peter Mullan është “Akela” kryetari i grupit të ujqërve, ndërsa ariun Baloo e luan vetë Andrew Serkins.

Kemi të bëjmë me një subjekt ku kafshët janë të ngarkuara me përmbajtje simbolike. 

Në filmin që do të shfaqet në muajt e parë të 2019-ës, krahas shumë surprizave, mbetet të zbulohet se cilën botë do të zgjedhë Mogli, atë të njerëzve apo të kafshëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB