MENU
klinika

Takimi me ekipin negociator

Presidenti Thaçi ka një porosi para vazhdimit të dialogut

24.12.2018 - 16:41

Presidenti Hashim Thaçi ka biseduar me kryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai me këtë rast ka porositur se së bashku do të koordinohen përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë momentum të krijuar do ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

Për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme që ne ta forcojmë edhe më shumë unitetin e krijuar politik. Si president i Kosovës, i falënderoj kryesuesit e Ekipit Negociator për gatishmërinë që të marrin përgjegjësi dhe u bëj thirrje edhe një herë të gjitha subjektet politike, që të bashkohen dhe të flasin me një zë për Kosovën”, shkruan Thaçi në Facebook. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat