Fenomeni brazilian Ronaldo Luís Nazário de Lima, i njohur si Ronaldo, tashmë ka nisur punën si president i skuadrës së Valadolid në Spanjë dhe menjëherë është bërë aktiv, të paktën në media.
Ai duket me projekt të qartë jo vetëm nga ana e futbollistëve që kërkon të afrojë në skuadër, por edhe në mënyrën se si po synon të reklamojë klubin e tij.
Ronaldo tha se po negocion me Presidentin e Realit të Madrid Perez për t’i rrëmbyer talentin brazilian Vinicius, por më pas befasoi kur tha se po “negocion” edhe me Pique për… Shakirën.
“Nipërit e mi janë të dashuruar me Shakirën dhe i kam kërkuar të bëjmë një video. Nga ky moment kemi filluar të flasim nga pak. Duhet të takohemi për të folur për një projekt, por ende nuk e kemi bërë”, rrefën Ronaldo.