MENU
klinika

Reagimi i kryebashkiakut Veliaj

“Shtëpitë në Laprakë, shembull tipik i rrumpallës së ‘fahrinjve'”

04.12.2018 - 18:59

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar dy familjet që pranuan të bashkëpunojnë dhe të lirojnë vet objektet e ndërtuara pa leje duke i hapur rrugë kështu projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale bën të ditur se të dyja këto familje pranuan që të pranojnë ofertën e Bashkisë së Tiranës për marrë bonus qiraje deri në tre vjet dhe të lirojnë banesat që u prishën sot nga IMT-ja në afërsi të Doganës.

“Faleminderit 2 familjeve që vullnetarisht liruan ndërtesat pa leje pas bonusit të qerasë për t’i hapur rrugë Unazës!”, tha Veliaj.

prishen banesat astir-konica.al

Ndërkohë duke iu referuar rastit të tretë, atij të Bajram Nelajt, Veliaj thekson se ai është demonstrimi më i mirë i të gjithë atyre që duke përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve ka ndërtuar pa leje duke zaptuar prona të të tjerëve.

“Rasti 3 i zyrtarit të kthimit të pronave të PD që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qera – shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve”, shkruan Veliaj në twitter.

Bajram Nelaj gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ka punuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe ndërtesën në afërsi të Doganës e kishte ndërtuar në vitin 1997, pa mundur ta legalizonte asnjëherë pasi ishte ndërtuar në Gjurmën e Unazës.

Ai nuk jetonte në të, pasi e kishte dhënë me qira, katin e parë për farmaci bujqësore dhe katin e dytë një gruaje.

Përveç ndërtesës pa leje të ndërtuar në gjurmën e Unazës ka në zotërim edhe një restorant në zonën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!