MENU
klinika

Dita e 28-të e protestës

Unaza e Re/ Policia shoqëron 5 protestues

01.12.2018 - 19:30

Të paktën 5 persona pjesëmarrës në protestën e Unazës së Re, janë shoqëruar sonte nga Policia e Shtetit.

Protestuesit pretendojnë se mes të shoqëruarve është edhe një i mitur, por policia e hedh poshtë pretendimin e tyre.

Banorët e kësaj zonë vijojnë protestën e tyre, prej 28 ditësh, me anë të së cilës kërkojnë dëmshpërblim 100% në vlerën e tregut, për objektet që preken nga projekti i “Unazës së Madhe’.

Protestuesit e shoqëruar ndodhen në komisariatin nr.6.

Protestës së tyre, prej ditësh u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm ditën e djeshme në protestë, kërkoi anulim të projektit, të cilën e cilësoi një aferë të mirëfilltë kriminale.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!