MENU
klinika

Premiera në Akademinë e Shkencave

Veprat e 6 kompozitorëve në 1 mbrëmje artistike

18.12.2018 - 12:57

Në interpretimin e violinave, violonçelit dhe pianove të Alba Metaj, Herbert Ahmetaj dhe Etrita Ibrahimi, Herta Cane dhe në veprat e 6 kompozitorëve të njohur shqiptarë erdhi si kurrë më parë një mbrëmje koncert në Akademinë e Shkencave.

Kjo mbrëmje riktheu, jo vetëm në retrospektivë nostalgji apo subkoshiencë artistike, por mbi të gjitha në një nivel më të lartë të artit dhe të kulturës me anë të krijimtarisë së artit dhe kulturës shqiptare.

Në këtë mbrëmje erdhi një premierë botërore brenda një nate dhe muzikë filmash të krijuara me një përkushtim të madh profesional.

U interpretuan veprat e kompozitorëve, Aleksandër Peçi, Haig Zacharian, Thomas Simaku,  Feim Ibrahimi, Vasil S. Tole dhe Endri Sina.

Kompozitori Haig Zacharian ndër  të tjera për problemet e muzikës shqiptare u shpreh se “Ne i kemi thënë problemet që kemi ne me krijimtarinë muzikore. Bëhet pak për muzikën shqiptare, koncerte të tilla duhet të zhvillohen më shumë pasi ndihmojnë dhe krijuesit dhe për muzikën është shumë më mirë”.

‘’Ky është koncerti i dytë që bëhet me veprat e kompozitorëve pas atij të ‘Romancës Shqiptare’. Edhe kjo mbrëmje ka disa vepra, ka dhe premiera, është dhe në mbylljen e festivalit Pianodrom, por me muzikë ndër vite si dhe premiera”.

Ky koncert erdhi edhe si mbyllje e festivalit ndërkombëtar Pianodrom”, ku performuan artistë shqiptare dhe të huaj me pjesë muzikore të përzgjdhura në Akademinë Shqiptare të Shkencave.

Kjo është një vlerë e shtuar pasi mund të jetë një traditë që, jo vetëm nuk do humbur, por do shtuar për të njohur artin dhe kulturën e vërtetë shqiptare, është autentike dhe në prag të ngritur profesional, gjë që ka humbur në trazicionin e zgjatshëm shqiptar, ku kjo ka ndikuar dhe në perceptimin dhe rëndësinë që i japim kulturës.

Ky Program muzikor përmbante Endri Sina (nokturn nga kolona zanore e filmit me të njëjtin titull) “Gjoleka djali i Abazit” nga filmi i prodhuar në vitin 2006 me regji të Dhimitër Anagnostit, Haig Zacharian muzika e filmit “Dora e ngrohtë” me regji të Kujtim Çashku, i vitit 1983, Feim Ibrahimi erdhi me kolonën zanore me të njëjtin titull me “Pylli i lirisë” i vitit 1976 me regji të Gëzim Erëbara.

Në drejtimin piano me Etrita Ibrahimi erdhi Thomas Simaku me “Limage oubliee d’apres Debussy” premierë shqiptare.

Si premierë botërore e kompozitorit Thomas Simaku(Albanian Folk Song) “My Beatiful Morea”, erdhi një pjesë për violinë, violonçel dhe piano, Alba Metaj, Herbert Ahmetaj dhe Etrita Ibrahimi.

Nga Vasil Tole programi solli “Bach Pentatonic” dhe Amen”.

Nga kompozitori Aleksandër Peçi u performua me Sonata nr. 9 “Aliene” në 1 kohë si premierë botërore, në piano me Igli Rapaj, Sonata nr. 10 “Voyage de l ame” si premierë botërore në piano Herta Cane.

Kompozitori Thomas Simaku

Kompozitori i njohur Thomas Simaku u prezantua me vepra premierë në këtë koncert.

Ai vijon një aktivitet të vlerësuar ndërkombëtarisht me krijimtarinë e tij.  Simaku studioi midis viteve 1978-1982 në Institutin e Arteve të Shqipërisë, dega Muzikë.

Pas diplomimit ai drejtoi Shtëpinë e Kulturës në qytetin e Përmetit. Në vitin  1990 ai shkoi në Britaninë e Madhe në vitin 1991 Simaku u zhvendos në Angli për të studiuar për një PhD(doktorant) në Universitetin e Jorkut. Titullin Doktor(PhD) e mori  në 1996. Muzika e Simakut pëlqehet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, si dhe në Amerikën e Veriut, Australi dhe në Lindjen e Largët.

Në vitin 1995 vepra e tij Epitaf for String Orchestra u zgjodh nga juria ndërkombëtare për Ditët Botërore të Muzikës ISCM në Gjermani, muzika e parë muzikore shqiptare që do të përfshihej në këtë festival prestigjioz. Më pas, veprat e Simakut janë përzgjedhur nga juria ndërkombëtare në Ditët Muzikore Botërore.

Festivale të tjera ndërkombëtare ku është luajtur muzika e tij përfshijnë Bienalen e Muzikës Zagreb, Tanglewood, Avignon, Miami, Cagliari, Klang Spectrum (Austri), Viitasaari (Finlandë), Innsbruck (Austri), Odense (Danimarkë), Manchester, York, Birmingham, de Tirana ndër të tjera.

Transmetimet e muzikës së tij përfshijnë ato nga Radio-Francë, BBC-Radio 3, Australian Broadcasting Corporation (ABC), radio stacione austriake, polake, kroate, daneze, portugeze, greke, suedeze, rumune, zvicerane dhe islandeze.

Kompozitori Aleksandër Peçi

Aleksandër Peçi ka lindur në Tiranë, 11 korrik 1951. Ai është një nga kompozitorët më të  shquar në Shqipëri dhe një nga figurat më të rëndësishme të muzikës bashkëkohore shqiptare. Në vitin 1974 Aleksandër Peçi u diplomua në Konservatori Shtetëror në Tiranë. Pas diplomimit ai emërohet dhe punon si drejtor i Pallatit të Kulturës në Përmet.

Nga viti  1979 ai ishte drejtor artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngët dhe Valleve Popullore. Në vitin 1989 kompozoi këngën “Toka E Diellit”, e interpretuar nga këngëtarët Frederik Ndoci, Manjola Nallbani dhe Juli Ndoci, e cila fitoi çmimin e parë në Festivali i Këngës.

Në vitin 1992 ai është profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.  Ai ka krijuar shumë kompozime si koncerte për piano dhe vionincel dhe për simfoni madje dhe rapsodi dhe muzikë elektroaustike në shumë vite si:

Koncert për piano dhe orkestër nr. 1-Koncerti për Piano dhe orkestër, nr. 1, 1976; Kecat dhe ujku, balle, 1979; Koncert për Violonçel dhe orkestër -Koncerti për violonçel dhe orkestër, 1982; Sinfoni nr. 1- Simfoninë nr. 1, 1985; Sinfoni nr. 2- Simfoninë nr. 2, 1988; Oirat, 2000; 12 Cartesius Cantus, cikli piano, 2002; Etera tonda, muzika akustike dhe elektro-akustike,  instalimi, 2006; Koncerti i pianos nr. 2, 2007

Kompozitori Haig Zacharian

Haig Zacharian shqiptari me origjinë armene u lind në Durrës në 1952. Nga 1969-73 ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Nga viti 1973-1977 punoi si drejtues artistik i ansambleve amatore në Fierzë, Tropojë (1973-1977).

Në vitin 1977, punon në Durrës me ansamblet amatore në pallatin ”Rinia” të qytetit. Nga 1980-86 ai u emërua mësues në Shkollën e Muzikës “Jan Kukuzeli” të Durrësit. Në vitin 1993 ai u emërua shef i Katedrës së Teorisë dhe Kompozicionit në Akademinë e Arteve Tiranë.

Aty tashmë ai është As. Professor i Harmonisë dhe Kompozicionit. Haig Zacharian është i mirënjohur në, Maqedoni, Zvicër, Itali, Austri, Spanjë, në ngjarje të rëndësishme, këngë për fëmijë, muzikë filmash etj. Ai tashmë mban titullin profesor.

Kompozitori Feim Ibrahimi

Feim Ibrahimi në 1935 në Gjirokastër. Ai është nga kompozitorët më të njohur të Shqipërisë. Në 1962 studioi në Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës. Për meritat artistike, më 1989, shteti shqiptar i akordoi titullin ‘Artist i Popullit’. Ndërsa më 2000, Bashkia e Tiranës i dha titullin ‘Nderi i Tiranës’, për kontributin e tij në kulturën shqiptare, dhe veçanërisht për kulturën e kryeqytetit. Më 2001, Bashkia e Durrësit i dha titullin ‘Qytetar Nderi’.

Pas kësaj ishte profesor në degën e kompozicionit, kontrapunkt dhe harmoni, në Konservator 1966–1973. Nga 1973-1977 mbajti postin e nëndrejtorit të Institutit të Lartë të Arteve. Nga viti 1977 deri në 1991 ishte sekretari për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Nga 1992 më vonë qe edhe drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë. Më 1991 ai u bë presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Muzikës (anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës në UNESCO).

Ibrahimi ka fituar shumë nga çmime kombëtare. Ka fituar dy herë Çmimin e Republikës. Pas 1994, studioi muzikë elektro-akustike në Mozarteum në Salcburg të Austrisë. Më 1995, vepra e tij De Profundis ka kompozuar gjatë qëndrimit të tij në Salcburg. U përzgjodh për festivalin e muzikës elektro-akustike në Bourges, Francë.

Ka kompozuar miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale. Dialog për violonçel dhe piano, si dhe romanca ‘’E la tua veste è bianca’’ (sipas një poeme të S. Kuazimodoso) për soprano, violonçel dhe piano, (të dyja të kompozuara në qershor të 1997. Ndërroi jetë në vitin 1997.

Kompozitori Vaso Tole

Vasil Tole lindi më 22 nëntor 1963 në Përmet. Ai është kompozitor dhe etnomuzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Ka një karrierë të gjatë profesionale dhe shkencore.

Në vitet kreu shkollën e mesme 1978-1982 në shkollën artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Në periudhën 1983-1987 studion në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e kompozicionit. Pas diplomimit punon në Shtëpinë e Kulturës të Përmetit. Prej vitit 1991 është pedagog i kompozicionit dhe i folklorit muzikor shqiptar në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë. Më 1994 mbron titullin Doktor(PhD) ku deri në vitet 2000 mbron titullin Profesor i Asociuar me titullin Mjeshtër i Kërkimeve.

Në vitin 1994-1995 kryen specializimin pasuniversitar për kompozicion në Folkwang HochschuleEssen të Gjermanisë nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt-it dhe, më 1996, bën studime të postdoktoranturës pranë Universitetit të Athinës.

Është autor i këtyre librave: “Muzika dhe Letërsia”, Onufri (1997); “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Teknotrade (1998); “Folklori muzikor-polifonia shqiptare” vëllimi I, Sh.B.L.U. (1999); “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”, Sh.B.L.U. (2000); si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko-shkencor.

Krijimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo, të performuara në vende shumë vende të Europës.

Ka fituar mjaft çmime, përfshirë atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në festivalet “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), në “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), apo çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998). Nga 1997-a në 1999 drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Disa vepra nga krijimtaria e tij është:

Është autor i 11 veprave për Orkestër dhe operës “EUMENIDES”, për solist, kor, recitues, valltare dhe orkestër, 13 kompozimeve për muzikë dhome, 5 kompozimeve për piano, 2 për violinë, një për klarinë me piano, 1 në zë solo, 9 për zëra solo me piano, 2 në CD, i 5 librave shkencore dhe i shumë trajtesave shkencore dhe i 12 çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB