MENU
klinika

Nga New York Times

Zgjedhjet amerikane në 2020/ Cili është “çelësi i fitores”?

17.12.2018 - 10:27

Është populizmi…

Të rinj apo të vjetër? Femër apo mashkull? I bardhë, me ngjyrë apo Latin? Faza e parë e fushatës presidenciale 2020 në SHBA po zhvillohet, dhe demokratët po përpiqen të kuptojnë se kush është kandidati ideal.

Megjithatë, ata po bëjnë pyetje të gabuara. Identiteti demografik ka rëndësi më të vogël se sa njerëzit shpesh imagjinojnë.

Ekziston vetëm një cilësi, natyrisht, përtej karizmës, që demokratët duhet të kërkojnë. Ata kanë nevojë për një kandidat që mund dhe do të kandidojë si një populist ekonomik.

Ata kanë nevojë për një kandidat që do të organizojë fushatën 2020 duke premtuar punë të mira, rritje pagash, kujdes shëndetësor, arsim të përballueshëm dhe fundin e korrupsionit Trumpian.

Vendi nuk ka nevojë vetëm për këtë axhendë. Ajo dëshiron këtë agjendë. Shumë prova tregojnë se populizmi, i vërteti, dhe jo versioni i Trump, është strategjia më efektive e demokratëve.

Amerika është një vend populist.

Grupi i parë i provave është opinioni publik: Përsa i përket çështjeve ekonomike, shumica e amerikanëve janë jashtëzakonisht populistë.

Më shumë se 60 për qind mendojnë se taksat mbi njerëzit me të ardhura të larta janë shumë të ulëta, sipas Gallup. Pothuajse 70 për qind thonë të njëjtën gjë për korporatat.

Demokratët nuk do të fitojnë shumicën e klasës punëtore të bardhë. Por ata nuk kanë nevojë për të. Ata vetëm duhet të shuajnë përçarjet. Kur ta bëjnë këtë, do të fitojnë zgjedhjet.

Populizmi fitoi në vitin 2018.

Shunmë nga kandidatët e Dhomës Demokratike të këtij viti zhvilluan fushata të ngjashme. Ata u përqendruan në çështjet e buxhetit, dhe jo tek Trump.

Në verilindje të Ajovës, slogani i fushatës së Abby Finkenauer ishte “Lufta për familjet e punës së Ajovas”. Në dhjetra rrethe, demokratët bënin fushatë për mbrojtjen e sigurimeve shëndetësore të njerëzve.

Dhe shumica e këtyre kandidatëve fituan. Nëse demokratët e përsërisin këtë në vitin 2020, ata do të fitojnë .

Shikoni historinë e kohëve të fundit. Nuk është vetëm 2018. Populizmi ka rezultuar mirë si një strategji politike gjatë brezit të fundit, një periudhë, jo rastësisht, kur standardet e jetesës për shumicën e amerikanëve janë rritur shumë ngadalë.

Populizmi i Trump është një idiotësi, por shumë votues besuan tek ai në vitin 2016. Ai ishte republikani që kritikoi tregtinë e lirë dhe dukej se kujdeset më shumë për mbrojtjen e Medicare sesa reduktimin e deficitit buxhetor.

Katër vjet më parë, Barak Obama ishte kandidati populist. Obama në vitin 2012 ishte “më populist se çdo kandidat tjetër ndër dekada”, sipas The Guardian.

Presidenti demokrat përpara Obamës, Bill Klinton, u duk po ashtu si një populist. Është e vërtetë se ai e mabnte veten më shum si centrist sesa liberal. Por populizmi nuk është i njëjtë me liberalizmin.

Kontrasti Bill Clinton dhe Obama me demokratët që kanë humbur zgjedhjet presidenciale mbi brezin e fundit, Hillary Clinton, John Kerry dhe Al Gore është se pothuajse asnjëri prej tyre nuk kuptoi se si ta portretizonte veten si mbrojtës të familjeve të zakonshme.

Së fundmi, ia vlen të hedhim vështrimin në vende të tjera. Populizmi gjithashtu ka funksionuar, në shumë prej këtyre vendeve.

Në Britani, Brexit ishte një triumf i ngjashëm me Trump për politikën populiste. Në Francë, kryeministri Emmanuel Macron është duke u përpjekur për shkak se nuk është fokusuar mjaftueshëm në klasën punëtore.

Populizmi merr forma shumë të ndryshme, që nga racizimi e deri tek ekonomia e ndjeshme, por nuk ekziston asnjë stil tjetër politik që të ketë sukses në botën perëndimore tani.

Kush është populisti i duhur për vitin 2020?

Nevoja për të drejtuar një fushatë populiste në vitin 2020 nuk tregon ndonjë kandidat të veçantë. Por megjithatë mund të jenë Joe Biden, Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren.

Por pothuajse çdokush nga kandidatët potencialë demokratë mund të drejtojë një fushatë të zgjuar populiste.

Ne jemi duke jetuar në një epokë populiste. Pyetja është se kush do të lulëzojë në të. Në vitin 2016, ishte Trump. Nuk ka nevojë të jetë ai edhe në vitin 2020.

David Leonhardt është ish-shef i Byrosë së Uashingtonit për Times, dhe ishte redaktor themelues i The Upshot dhe kreu i The 2020 Project. Ai fitoi çmimin Pulitzer 2011 për komentet, dhe kolonat rreth krizës financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN