Revista Time nuk zgjodhi Donald Trump si Personazhin e Vitit në 2018, por mund ta bëjë këtë këtë vit.
Trump e përfundoi vitin e kaluar duke u përballur me kritika për njoftimin e tërheqjeve të trupave nga Siria dhe Afganistani pa u konsultuar me aleatët dhe pjesërisht duke mbyllur qeverinë për shkak të një muri në kufirin meksikan.
Në vitin 2019, me demokratët që kanë marrë përsipër Dhomën e Përfaqësuesve, ai do të përballet me kritika në rritje ndaj politikës së tij të jashtme.
Natyrisht, vlerësimi i pasojave afatgjata të politikës së jashtme të Trump është tani si parashikimi i rezultatit përfundimtar në mes të një loje.
Kritikët e Trump thonë se sjellja e tij duhet parë si pjesë e një bilanci që përfshin kostot si dhe përfitimet. Ata argumentojnë se çmimi do të jetë shumë i lartë sa i përket dëmeve ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe besimit tek aleatët.
Ky debat ngre pyetje më të mëdha në lidhje me rëndësinë e stilit personal në gjykimin e politikës së jashtme të presidentëve. Në gusht të vitit 2016, 50 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare argumentuan se Trump ishte i papërshtatshëm si president. Po a kishin të drejtë?
Si një udhëheqës, Trump renditet nga fundi në peshoret e inteligjencës emocionale dhe kontekstuale. Tony Schwartz, i cili bashkëshkroi librin “The Art of Deal”, vëren se kur Trump ndjehet i zhgënjyer, ai reagon në mënyrë impulsive, duke ndërtuar ndonjë histori të vetëjustifikuar që gjithmonë ua hedh fajin të tjerëve.
Egoja e Trump dhe nevojat emocionale shpesh duket se “ngjyrosin” marrëdhëniet e tij me liderët e tjerë dhe interpretimin e tij për ngjarjeve botërore.
Gazetari Bob Woodward raporton se Trump thotë që “fuqia e vërtetë është frika”.
Temperamenti i Trump kufizon inteligjencën e tij kontekstuale. Atij i mungon përvoja dhe nuk ka punuar për të mbushur boshllëqet në njohurinë e tij. Ai raportohet se i ka kushtuar shumë pak vëmendje përgatitjeve para samiteve me autokratë me përvojë si Presidenti rus Vladimir Putin ose Kim Jong-un i Koresë së Veriut.
Por lakmia mund të ketë pasoja. Retorika e Trump ka sulmuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut, siç ka demonstruar reagimi i tij ndaj vrasjes së gazetarit disident të Arabisë, Jamal Khashoggi.
Tanimë dyshohet nëse aftësitë e tij mendore dhe inteligjenca kontekstuale janë të përshtatshme për të përballuar rreziqet që i paraqiten SHBA-ve në këtë shekull, duke nisur që nga viti 2019.
Joseph S. Nye, Jr., është profesor në Universitetin e Harvardit dhe autori i librit “A mbaroi shekulli amerikan”?