MENU
klinika

Mos i neglizhoni!

5 këshilla si të kontrolloni refluksin e stomakut

22.01.2019 - 16:32

Refluksi i stomakut mund të prekë ¼ persona, të gjitha grupmoshat e dy gjinive.

Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal është sëmundja më e shpeshtë e ezofagut dhe ka të bëjë me rikthimin e sekrecioneve të stomakut në ezofag.

Ky rikthim ndodh si pasojë e humbjes së tonusit të sfinkterit të poshtëm gastro-ezofageal, që ndodhet pikërisht në vendbashkimin e ezofagut me stomakun. Ky sfinkter ka rolin e një valvule funksionale e cila hapet sa herë ne ushqehemi ose pijmë.

Ka raste që ajo ngelet hapur për një kohë të gjatë dhe lëngjet gastrike rikthehen mbrapsh në ezofag. Një situatë e tillë ndodh në rastin e hernies hiatale që është ngritja lart në ezofag e mukozës gastrike.

Kur ndodh ky çrregullim, shfaqen simptoma të tlla si:

Urth;

Përzierje;

Dhimbje stomaku degëse;

Të vjella;

Djegie goje;

Kollë kronike;

Fërkim i ushqimit në fyt;

Ndjenja e ngecjes së diçkaje në fyt;

Ere e keqe nga goja;

Ngjirje zëri (disfonia);

Dhimbje veshi;

Ngushtësi e faringut;

Dhimbje fyti;

Ujë në gojë.

Refluksi gastroezofageal nuk është vetëm i pakëndshëm, ai gjithashtu mund t’ju vërë në rrezik për probleme më serioze, të tilla si ulçera dhe kanceri esofageal.

Por ju duhet ta dini se shumë faktorë e bëjnë refluksin më keq. Prandaj ka disa ndryshime të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni simptomat.

Shmangni ushqimet që mund të shkaktojnë këtë shqetësim

Nëse vuani nga refluksi gastroezofageal, shmangni ushqimet që shkaktojnë dhe rrisin sasinë e acidit në stomak, të tilla si: limoni, portokalli, domatet e pagatuara, pijet me sheqer dhe miellin e rafinuar, ushqimet me sasi të lartë yndyre, pijet me gaz, etj.

Këto ushqime mund të shkaktojnë ndjesi djegie, dhe kjo për shkak të nervave tepër të ndjeshme në ezofag.

Mos u ngopni

Ka rëndësi numri i kalorive dhe sasia e yndyrës që konsumon. Hulumtimet sugjerojnë se ushqimi i konsumuar në një vakt përmban më shumë se 500 kalori ose 20 gram yndyrë, përkeqëson refluksin e stomakut.

Konsumoni katër ose pesë vakte të vogla në ditë

Mos pini duhan

Përveç problemeve të shumta shëndetësore që shkakton duhani, ai gjithashtu mund të përkeqësojë simptomat e refluksit gastroezofageal.

Pirja e duhanit zvogëlon prodhimin e pështymës, rrit acidin e stomakut dhe irriton ezofagun. Të gjitha këto mund të rrisin rrezikun për kancer të ezofagut dhe refluks.

Flini tre orë pas ngrënies

Harrojeni të hani natën vonë! Kur shtriheni pasi hani, acidi rrjedh më lehtë duke mbështetur ezofagun. Mundohuni të qëndroni drejtë për të paktën tre orë pas ngrënies.

Mos fini gjumë mbi shpinë

Edhe nëse prisni tre orët e sugjeruara para se të shtriheni, mund të vëreni se simptomat e refluksit gastroezofageal janë akoma më të këqia gjatë natës. Nëse është kështu, mund të ndihmoni duke përdorur një jastëk të skajshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN