MENU
klinika

Muzika Klasike

”Bohema” mahnit publikun në teatrin ”Goldoni”

27.01.2019 - 12:07

Nga Chiara Sabbatini

“Bohema” si nuk e keni parë kurrë më parë mahniti publikun e teatrit Goldoni

 Teatri Goldoni i Livornos u drithërua nga atmosfera romantike e Bohemës, vënë në skenë më 19 dhe 20 janarin e kaluar, e cila arriti t’i ngashënjejë spektatorët, duke i katapultuar në Parisin e interpretuesve të Belle Epoque. Pas gati njëqindenjëzetetre vjetësh opera Puccini, konsideruar nga kritikët si kryevepra e tij maksimale, rikthehet për të mahnitur dhe emocionuar falë zërave të fuqishëm dhe brilante të një kaste të rinjsh dhe, për herë të parë, bashkëkohorë me personazhet e krijuara nga kompozitori.

Takimi i tretë i sezonit lirik 2018/19,  kjo Bohemë është rezultati i një bashkëpunimi të kujdesshëm mes teatrit Goldoni të Livornos, teatrit Verdi të Pizës dhe teatrit Giglio të Lucca, çka dëshironte të vinte në provë këngëtarët premtues të RTL Opera Studio, sipas mendimit tonë me sukses të madh.

Opera puçiniane, marrë nga romani fejton: “Skena nga jeta e bohemit” të Henri Murger, u gërshetua në katër akte me libret të Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa, rrëfen telashet e një grupi të vogël artistësh që mundohen të jetojnë, për më shumti arrijnë të çalltisin, për pasionin e tyre më të madh: artin, ngazëllyer nga atmosfera gjallëruese pariziane e atyre viteve.

Skenografia e jashtëzakonshme përpunuar nga suaza e Maggio Fiorentino në vitin 2017, krijuar nga Bruno Ravella, përshtatur nga regjisori portugez Joao Carvalho Aboim, si dhe kostumet, për të cilat meritojnë komplimentet e merituara Tiziano Santi dhe Angela Giulia Toso.

Gjithë skenografi e veprës ishte pjesë integrale e përfshirjes së performancës së Bohemës. Në tri hapësira të veçanta (të ashtuquajtura “kuadro”), edhe spektatorët më të pavëmendshëm arritën të përfshihen nga ndodhitë e operës.

Nëse ngjarja e aktit të tretë, që përfaqësonte vetëm një pengesë, ishte minimale, ajo e aktit të dytë ishte diçka vërtet e jashtëzakonshme. Drita, perde, madje edhe një kolovajzë, nga e cila Musetta këndoi një arie, por kryesisht dekori i shkëlqyer dhe kryekëput Art Nouveau, që transformuan skenën në brendësi të Café Momus, duke e portretizuar atë në një “afresk” të vërtetë farfuritës, vërtet të paharrueshme.

Në veçanti, vlen të theksohet skena finale e aktit të dytë, ku Musetta, për të tërhequr vëmendjen e Marcello-s simulon një dhimbje në këmbë shkaktuar nga këpuca tejet e ngushtë dhe, për të tërhequr vëmendjen, hipën mbi një tavolinë, ku ndriçohet mahnitshëm nga shkëlqimet e verdheme që elektrizon gjithë tablonë.

Gjithsesi, jo më pak mbresëlënëse ishte edhe paraqitja e interpretuesve sekondarë, performanca e të cilëve nuk ishte lënë aspak pas dore, përkundrazi ishte vlerësuar nga kostume përfundimisht në lartësinë e duhur. Edhe zgjedhja për të përshëndetur publikun e interpretuesve sekondarë para pushimit konsiderohet një formë respekti për të gjithë kastën e përfaqësimit.

Bohema e Puçinit arriti të kultivohej në shpirtin e spektatorëve, të cilët nëse arrinin t’i mbyllnin sytë për një çast për t’i rihapur sërish, ishin në gjendje të identifikoheshin dhe të përjetonin tragjedinë dhe dhimbjen e historisë së dashurisë pasionante mes Mimit dhe Rodolfos.

Gjithashtu, vlen të përmendet edhe  shprehia dhe interpretimi vërtet i jashtëzakonshëm i Rodolfos në çastin e sëmundjes dhe dhimbjes së Mimit në aktin e fundit. Në pak minuta, tonet bohemiane, në dukje pozitive dhe të këndshme falë rrëfimit të tyre, doli të jetë dramatike dhe e përçuar nga nota dëshpërimi, duke e mbyllur shfaqjen në një mënyrë unike.

Dëshirojmë të falënderojmë Orkestrën, OGI (Orkestra Rinore Italiane) drejtuar mjeshtërisht nga Gianna Fratta dhe djemtë e rinj të korit Voci Bianche të teatrit Goldoni përgatitur nga Laura Brioli.

Përveç kësaj, përgëzimet tona u shkojnë artistëve kryesorë, për të cilët shpresojmë që debutimi i shkëlqyer i Bohemës të mund t’i çojë drejt një karriere të shkëlqyer: Maria Bagala dhe Martina Gresia (në rolin e Mimit, që u alternuan në dy datat e propozuara), Blerta Zhegu dhe Antonella Biondo (dy Musettas)

 tenorët Francesco Fortes dhe Vittorio Grigolo (Rodolfo), dy interpretues të ndryshëm edhe për piktorin Marcello, Jaime Eduardo Pialli dhe Francesco Solinas, Schaunard shoqëruesi tjetër i bohemës, interpretuar nga baritonët Matteo Loi dhe Tommaso Caramia, filozofi Colline interpretuar nga basët Michele Giaquinto dhe Alessandro Yague, në fund basi Alessandro Ceccarini në të dy recitimet e rolet e Benoit pronarit të shtëpisë dhe Alcindoro shoqëruesi i Musetta-s.

(nga www.uninfonews.it)

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB