MENU
klinika

Sot afati i fundit

Dorëzimi i deklaratës nga tatimpaguesit?

14.01.2019 - 12:08

Deklarata e TVSH-së është një dokument ligjor i cili nënshkruhet nga tatimpaguesit shqiptarë me qëllim të njohjes nga qeveria të xhiros së tyre por jo vetëm. Në to përmbahen vlera të ndryshme të ecurisë së bisneseve shqiptare.

Dita e sotme u shoqërua me një deklaratë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku në përmbajtje ka taksapaguesit shqiptarë të cilët kanë në qarkullim 2-5 milionë lekë dhe se data 14 janar paraqitet afati përfundimtar për të dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së, për periudhat tetor, nëntor e dhjetor 2018.

“Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” të dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore”, thuhet në njoftim.

Kjo deklaratë mujore e thjeshtuar e TVSH-së, mund të dorëzohet elktronikisht nëpërmjet sistemit e-Filing. Në këtë deklaratë duhet me patjetër të paraqiten të dhënat e tyre në mënyrë që të jenë në koherencë me detyrimet ligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë edhe e-fatura

Forcohet kontrolli elektronik i faturave