MENU
klinika

Po zgjedhin përfaqësuesit

“Jelekverdhët” do të kandidojnë në zgjedhjet europiane?

24.01.2019 - 12:49

Një grup protestuesish francezë nga lëvizja “Jelekverdhët” njoftuan të mërkurën, se kanë në plan të kandidojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian të këtij viti.

Grupi ka listuar 10 njerëz që do të kandidojnë për vende në Parlamentin Europian në maj, 29 deri në 53 vjeç dhe me punë që variojnë që nga shofer, gra shtëpiake, e deri tek drejtor shitjesh.

Lista do të kryesohet nga Ingrid Levavasseur, një grua që rrit e vetme dy fëmijë në Normandi, e cila ka qenë pjesë e lëvizjes dhe tashmë është disi e njohur.

Hayk Shahinyan, një zëdhënës i grupit, tha se synonte të paraqiste gjithsej 79 kandidatë, që do të zgjidheshin deri në mes të shkurtit.

Një sondazh i Elabe i botuar të mërkurën tregoi se “Jelekverdhët”, një lëvizje që filloi në mes të dhjetorit për shkak të taksave të karburantit, mund të marrë 13 përqind të votave në zgjedhjet e 26 majit.

Kjo do ta rendiste lëvizjen pas Partisë Republique en Marche të Presidentit Emmanuel Macron me 22.5 për qind dhe pas Frontin Kombëtar, që pritet të fitojnë 17.5 për qind të votive, sipas sondazhit.

Duke marrë pjesë në zgjedhje, përfaqësuesit e “Jelekverdhëve” rrezikojnë të shkaktojnë përçarje midis radikalëve dhe të moderuarve që besojnë se ndryshimi mund të vijë vetëm duke marrë pjesë në sistemin politik.

Lëvizja, e cila mori emrin  nisur nga jelekë e verdhë, veshur nga demonstruesit, nisi në nëntor duke kundërshtuar një rritje të propozuar në taksat e karburantit.

Macron fajësoi çmimet botërore të naftës për tre të katërtat e rritjes së çmimeve, por tha se taksat më të larta për lëndët djegëse fosile ishin të nevojshme për të financuar investimet e energjisë së rinovueshme.

Por protestat kanë shpërthyer gjithashtu mbi çështje të tjera, duke përfshirë thirrjet për paga më të larta, taksa më të ulëta, pensione më të mira dhe kërkesa më të lehta për hyrjen në universitet.

Ministri i Financave Bruno Le Maire e quajti situatën “një krizë” për shoqërinë dhe demokracinë. “Kjo është një katastrofë për tregtinë, është një katastrofë për ekonominë tonë”, tha ai gjatë një vizite në dyqanet në Paris që ishin dëmtuar gjatë protestave.

Kryeqyteti ishte veçanërisht i goditur rëndë, me dritare të shkatërruara, makina të djegura dhe dyqane të grabitura, etj./konica.al