MENU
klinika

Si 20-vite më parë

Meta kujton masakrën e Reçakut: Gjaku nuk bëhet ujë!

15.01.2019 - 15:49

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e Reçakut, nga e cila kanë kaluar plot 20 vite.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Meta, ndërsa shpreh mirënjohjen për misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ambasadorin Walker, shkruan se gjaku i Reçanit nuk bëhet ujë.

Kreu i Shtetit nderon edhe viktimat e këtij krimi mizor, ndërsa shprehet se popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme.

20 vjet nga masakra e recakut-konica.al

“Si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithërruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Miloseviç. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës.
Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë”, shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!