MENU
klinika

Analiza

Politikat fiskale/ FMN: Shqipëria të rrisë taksat për…

30.01.2019 - 08:57

“Përmirësime në sistemin e informacionit dhe teknologjisë për administrimin e taksave, por sistemi tatimor ka rënë pre e ndryshimeve të shpeshta të fokusuara në objektivat sektoriale”, kështu është bërë me dije në rishikimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

FMN vë në dukje faktin se politika të tilla duke përfshirë paketën fiskale 2019 mund të minojnë integritetin e sistemit tatimor, dobësojnë bazën tatimore dhe komplikojnë mbledhjen e të ardhurave.

Në analizën për Shqipërinë FMN për të ilustruar shthurjen e politikës fiskale merr shembullin e uljes së pragut të TVSH.

Në analizë FMN bën me dije se në vitin 2018, ulja e pragut të TVSH rriti numrin e tatimpaguesve.

Kjo rritje sipas analizës së FMN rriti barrën mbi administratën tatimore dhe bizneset e vogla dhe përfitimet në të ardhura ishin të voogla.

Me anë të kësaj analize, FMN thekson se në të njëjtën mënyrë ndodh edhe me futjen e pragjeve tatimore të shumëfishta për Tatimin mbi Fitimin.

Sipas FMN futja e këtyre pragjeve fragmenton sistemin dhe ndan bizneset.

FMN thekson se ndryshimet në politikën tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirëmenduara, duke marrë parasysh stabilitetin makroekonomik dhe klimën e investimeve.

Shqipëria duhet të rrisë taksat mbi karbonin, makinat dhe naftën. Baza e TVSH duhet të zgjerohet mbi ilaçet, makinat, shitjet e banesave, arsimin dhe turizmin. Rekomandojmë rikthimin e tatimit mbi të ardhurat e biznesit të vogël dhe rritjen e akcizës për cigaret“, theksohet në analiznën e FMN për Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të ulet më shpejt borxhi”

FMN, sërish “e butë” me PPP-të

Çmimet dhe pagesat, në lekë

FMN: Qeveria të ndihmojë për deeuroizimin