Vijon bojkotimi i mësimit në Universitetin e Korçës. Studentët kanë bojkotuar mësimin edhe ditën e sotme, për të tretën ditë me radhë për vitin 2019.
Studentët e Universitetit ‘Fan Noli’ nuk tërhiqen dhe thonë se do të vijojnë deri në plotësimin e 8 kërkesave.
Ndërkohë një numër shumë i vogël i studentëve kanë shkuar në mësim, ndërsa pjesa më e madhe e auditorëve është e braktisur.
Kujtojmë se studentët e universitetit të Korçës, që në fillim të protestave studentore në fillim të dhjetorit, e kanë mbështetur kauzën e përgjithshme studentore, madje disa herë një përfaqësi e tyre edhe me banderola i janë bashkuar edhe në Tiranë protestave masive në Ministrinë e Arsimit dhe në Kryeministri.