MENU
klinika

Komedi muzikore

‘’Prapaskenat e fatit’’ rikthehet në Teatër

06.02.2019 - 11:15

‘’Dështimi është një hap , i cili të ndihmon të hedhësh hapin tjetër më me zgjuarsi..!’’

Rikthehet komedia muzikore e stilit One Man Show “Prapaskena e Fatit” në skenë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Me regji të Endri Çelës e skenografi të Bledar Gërcalliut kjo shfaqje është një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ajo rikthen lojën komike të aktorit Herion Mustafaraj që je mesazhe të forta për njerëzit që dëshirojnë të ecin para. Në datën 8-9-10 shkurt në orën 19 në sallën Goethe aktori Herion Mustafaraj rivjen si një teknik pianosh në moshë të thyer. Ai njihet dhe si aktori kryesor te filmi i dikurshëm, ”Beni ecën vetë”. Një artist që ridimesionon qëllimet e veta po aq sa dhe harmoninë e lëvizjeve, shpirtin e artistit që ka brenda, ai ridimesionon ‘Benin’ e tij nëpërmjet teatrit.

Ngjarja stiset nga një realitet i vërtetë i njerëzve në vështrësi, në emigracion dhe rrotullohet brenda një personazhi me një fill tragjik por me shumë komedi gazmore brenda.

Një teknik pianosh, Xha Fati, me origjinë shqiptare, gjendet në moshë të thyer dhe vjen në lojën aktoriale në prapaskenat e një Teatri në Broadway të New York-ut, për të akorduar pianon që ndodhet në dhomën e zhveshjes të një Artisti me famë botërore.

Nuk është hija e artistit të njohur që ndihmon si fantazmë Xha Fatin, jo jo, është njeriu i hershëm, njeriu mbrutjur me dëshirë që ka brenda ai vetë, që i rizgjon shumë dëshira.

Ai ka pasur gjithmonë dëshirë që në fëmijëri të bëhet artist dh madje i famshëm po ka dështuar, e ç’ rëndësi ka në qoftë se ka dështuar?! Atij mund t’i zgjohet dëshira për ta provuar.

“Dështimi nuk është për t’u patur frikë. Nga dështimi vjen shumica e rritjes” thotë në një thënie të tij  Di Hok.

Rrugës për të akorduar pianion e një artisti të famshëm xha Fati akordohet për vete. Ai ridimesionohet, ribëhet dhe rirevolucionarizohet në Zotin që ka përbrenda, riformon artin e tij. Në vrullin që të fal fati i një dhome ku fama qëndron këmbëkryq në prapaskenë dhe dëshirën për t’i bërë njerëzit artistë ai vlon.

E çfarë rëndësie ka mossuksesi kur mund të provosh dhe të riprovosh, kur fati ta sjell përsëri në dorë artin? A mund që nga dështimi të dalë e kundërta e saj e fshehur brenda në errësirë të saj, pra suksesi. Mund që të kundërtat të bëjnë atë të plotën, atë njeriun e epërm, njeriun me kulturë, njeriun e dëshiruar, në plotësinë e dështimit dhe suksesit të bëhet fati i një xhaxahi?

Xha Fati, ashtu si emri që ka e sfidon bindshëm këtë mendim kur për më tepër ka gjithë kushtet dhe aksosorët, instrumentet e nevojshme, e pse mos të bëhet i famshëm i dhomës?

“Suksesi pengohet nga dështimi në dështim, por pa asnjë humbje të entuziazmit” shprehet i paharruari Uinston Çërçill.

Ridimesionimi i plakut vjen në dëshirën e dikurshme për t’u bërë artist, dëshirë që vlon nga brenda dhe ka ndejtur e fshehur në nëndërgjegjen e tij dhe kur përballë ka famën dhe insturmentet atij i rikthehet te dëshira, ndërgjegjja që gatuhet në rrugët e fshehta të ndjenjave të nëndërgjegjes.

Por arti nuk njeh moshë, ai njeh vetëm pasion, sakrifica, respekt për punën e palodhur. Xha fati këtë e ka, ai futet si plak i dikurshëm i dështuar dhe kthehet si djalë i ri famoz, i plotësuar në suksesin e tij.

Gati për të sfiduar jetën e tij të ri nën petkun e një të kaluare plakë që do të thotë mossukses dhe dështim.

Tekstin e shfaqjes e ka bërë vetë Herioni, dhe muzika luhet live në skenë. Në shfaqjen e Helidonit nuk ka vetëm gjeste dhe situate të komunikimit verbal, ka interpretime në piano, luan, në kitarë, trompë dhe gjithçka live që do të argëtojë publikun. Kjo e plotëson figurën e personazhit xha Fati në shfaqje.

Shumica e njerëzve e kanë suksesin brenda dhe duhet të gjejnë mënyrën për ta zgjuar atë, nuk ka rëndësi se sa dështon, rëndësi ka se sa do të ecësh para. Një rrugë e gjatë thotë një thënie e urtë nis nga një hap i vetëm, hap pas hapi ti e përfundon rrugën që do.

Ky është dhe një nga mesazhet që Herion Mustafaraj do të përcjellë te publiku. Nën rrotullimin e komedisë së insituatave pafund do të të tregojë që jeta është e bukur për të pasur edhe sakrifica për atë që do, ke dashur apo dëshiron të duash. Dhe ai futet plak e del i ri, i ridimesionuar.

 

“Nuk egziston një dështak që provon’’ shprehet Helidoni. Artisti  do të zgjojë ndjenjën e vleresimit të sakrificave njerëzore në rrugëtimin e vështirë të emigracionit, respektin ndaj figurës së femrës, të moshuarve dhe të ruajtjes së kulturës e traditave në këtë shekull të ri. Midis Shqipërisë dhe Amerikës gjen po të njëjtat probleme sociale dhe po të njëjtën mundësi për t’u arrirë si njerëz.

 “Kjo është një vepër, që si të thuash shpreh edhe dëshirën për të jetuar dhe provuar deri në çfarëdolloj moshe dhe profesioni, për të provuar një ëndërr që ke pasur dikur. Ajo nuk është e lehtë, është një ëndërr që ka qëndruar në sirtar dhe dikur do të dali, dhe atëherë njeriu do të ndjehet i plotësuar.” pohon vetë aktori Mustafaraj.

“Dështimi është kaq i rëndësishëm. Ne flasim gjatë gjithë kohës për suksesin. Por është aftësia për t’i rezistuar dështimit apo përdorur këtë të fundit, ajo që të çon shpesh drejt një suksesi më të madh. Kam takuar njerëz që nuk donin ta provonin nga frika e dështimit”. Xh. K Roulling

Ejani në teatër! Aty ku gjendesh i ri, ku kthehesh te tempulli i vetvetes!

Përgatiti Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB