MENU
klinika

Kundër BE e SHBA

Italia po kafshon dorën që e ushqen…

27.03.2019 - 15:03

Nuk duhet të kafshosh dorën që të ushqeu!

Me sa duket, qeveria populiste e Italisë nuk pajtohet me këtë rregull. Përndryshe, nuk do të dilte nga rruga, ashtu siç po duket se po bën për të ndjekur politika kundër partnerëve të saj evropianë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në rast të një krize tjetër italiane ekonomiko-financiare, Italia mund të duhet t’u kërkojë atyre mbështetje të madhe financiare.

Rasti i parë në të cilën Italia ka kundërshtuar partnerët e saj evropianë ka qenë “lufta” për buxhetin e saj.

Ajo e ka bërë këtë duke këmbëngulur se do të vazhdojë me zvogëlimin e taksave edhe pse këto masa mund të shkaktojnë deficitin buxhetor. Kohët e fundit, duke qenë se ekonomia italiane ka rënë në recesion, qeveria italiane po shqyrton masa shtesë fiskale për të stimuluar ekonominë. Kjo mund të shkaktojë përplasjeje me Brukselin, sepse deficiti buxhetor i Italisë kalon kufirin prej 3 për qind të defiçitit të PBB-së për vendet anëtare të eurozonës.

Italia po hedh poshtë rregullat e buxhetit të eurozonës në një kohë që Gjermania po i përgjigjet ngadalësimit të saj ekonomik duke ulur shpenzimet publike.

E pakënaqur me Brukselin, qeveria italiane po konfliktohet për shkak të politikave të jashtme me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Po ashtu edhe duke i shtruar tapetin e kuq presidentit kinez Xi Jinping dhe duke marrë pjesë në projektin “Rruga e mëndafshtë” të Kinës.

Nuk po mendon aspak se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara e shohin këtë project si kërcënim strategjik ekonomik.

Sot, ekonomia italiane është e dobët dhe e ndjeshme ndaj një tjetër raundi të krizës së borxhit italian. Për herë të tretë në dekadën e fundit, ekonomia italiane përsëri i është nënshtruar një recesioni ekonomik. Që nga kriza e borxhit sovran të Italisë në vitin 2012, raporti i borxhit publik të Italisë ndaj PBB-së është rritur.

Kjo shton mundësinë që Italia të përballet me një krizë, dhe mund të ketë nevojë për mbështetje financiare të madhe ndërkombëtare.

Para se të vazhdojë të provokojë partnerët e saj ekonomik duke ndjekur politika që ata kundërshtojnë, qeveria italiane duhet të pyesë veten: A është kjo koha e duhur për të kafshuar dorën e atyre vendeve që mund t’i kërkojë ndihmë në rast të krizës së ardhshme financiare?

Desmond Lachman është një anëtar rezident në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve. Ai ishte ish-zëvendësdrejtor i Departamentit të Zhvillimit dhe Rishikimit të Politikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe shefi strateg i ekonomisë së tregut në zhvillim në Salomon Smith Barney.