MENU
klinika

Euro 2020

Masat e Policisë për Shqipëri-Turqi

21.03.2019 - 13:47

Policia e Shtetit ka bërë publike edhe masat paraprake sigurisë për sfidën e nesërme mes Shqipërisë dhe Turqisë, që do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës në orën 20:45. 

Si gjithnjë do të bllokohen lëvizja dhe parkimi i automjeteve në rrugët përreth stadiumit, si dhe nuk do të lejohet futja në ambientet e stadiumit e sendeve të fortave, monedhave dhe fishekzjarrëve.

NJOFTIMI I POLICISË

“Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e qytetit Shkodër, si nga krahu lindor, ashtu edhe nga krahu perëndimor.

Për parkim të automjeteve në qytetin e Shkodrës do të përdoren sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish-Ndërmarrja e Fermentimit, gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”, sheshi te stacioni i trenit të udhëtarëve, sheshi dhe rruga te “Fusha e druve” në unazën lindore”.

policia para stadiumit
policia para stadiumit

Ndërkohë, ftohen edhe tifozët të fillojnë hyrjen prej orës 17:00 në stadium për të shmangur radhët dhe rrëmujën, ndërsa nuk do të lejohen sendet metalike, mjeteve piroteknike, teksa tifozët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi.

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë”.