Është tërhequr para pak ditësh, por mbetet përsëri protagonist. Conor McGregor, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, i ka kërkuar UFC-së që të korigjojë kohës e fitores së tij ndaj Jose Aldo në eventin UFC-194.
Sipas irlandezit, ai e mundi rivalin brazilian në 12 sekonda të raundit të parë dhe jo në 13 sekonda, siç është regjistruar në statistika.
McGregor, ish-kampion bote në dy pesha të ndryshme, ka postuar një video të këtij dueli, si provë që vërteton se ai ka mposhtur Jose Aldo në 12 sekonda.
I sparked Jose in 12 seconds I demand a recount.
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) March 29, 2019
“Janë 12 sekonda. Shihni me vëmendje kohën. Gjyqtari Big John ndal duelin kur ka ende 4’48” nga raundi i parë. Pra, janë 12 sekonda. Unë dua që UFC-ja ta korrigjojë këtë gabim. Unë e kam mposhtur atë rival, mos kujtoni se me hidhni”, – shkruan irlandezi.
McGregor, 30 vjeç, e mbylli karrierën e tij në kafaz me 21 fitore e 4 humbje. Megjithatë, shumë besojnë se ai do të rikthehet sërish në ekzagon, pse jo, një revansh ndaj Khabib Nurmagomedov.