Kombëtares shqiptare i shtohet edhe një shqetësim tjetër serioz. Problemit të Balajt që në ditën e parë të grumbullimit, i është shtuar sot edhe ai të Armando Sadikut.
Reparti i sulmit tashmë është totalisht në dilemë. Sadiku ishte planifikuar si titullar nga Panucci në ndeshjen ndaj Turqisë, por nuk ka mundur të mbyllë seancën e paradites për probleme fizike.
Në këtë mënyrë, çdo plan i Panuccit për të bërë provat e një rreshtimi taktik ka dështuar, pa sulmuesit në dispozicion, ndaj është mjaftuar me lojëra brenda grupit, pa dhënë sinjalizimet e para për taktikën dhe emrat që do të përdorë të premten.
Nëse Sadiku e Balaj nuk riaftësohen për ndeshjen e të premtes, me refuzimin e Albacetes për Manajn, duket se zgjidhja e vetme e Panuccit, përveç aktivizimit të Uzunit ose Grezdës si të avancuar, do të jetë që të afrojë sulmues nga U-21.
Kandidati më i mundshëm është Giacomo Vrioni, të cilin e kishte pjesë të Kombëtares edhe në grumbullimet e mëparshme. Të shohim se cdo të ndodhë.