Poni është përlotur nga surpriza që djai i saj i ka bërë pas mungesës së saj disa ditore.
Me profesionin e këngëtares, shpesh asaj i duhet të udhëtojë jashtë vendit me ture muzikore. Duke udhëtuar shpesh, herë pas here ajo duhet të jetë largë njerëzve të saj të dashur.
Pas kthimit nga udhëtimi i fundit, Poni ka gjetur një krijim të djalit të saj, çka e ka emocionuar shumë.
Aty ishte vizatuar një lule dhe ky vizatim shoqërohej me shënimin: “Nënë të dua, urime ditën e nënave”.
Kjo surprizë do të ishte edhe më kuptimplotë për Ponin pikërisht për shkak të mesazhit që përcillte.
Këngëtarja vendosi që ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory këtë vizatim të veçantë, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Kur kthehesh në shtëpi”.