MENU
klinika

Garuesit etiopianë

A janë këta dy atletë 18-vjeçarë?

01.04.2019 - 19:20

Ulja e moshës në vendet afrikane, për të marrë pjesë gara apo luajtur në ekipe të ndryshme në Europë, është një fenomen i njohur, por rasti i fundit është për të qeshur e për të qarë.

Në Aarhus të Danimarkës u zhvillua Kampionati Botëror i Krosit për moshën nën 20 vjeç. Në fund triumfoi atleti nga Etiopia, Milkesa Mengesha, i cili e përfundoi garën në kohën 23:25.

Gjithsesi, vëmendjen e të gjithë botës e kanë marrë dy atletë të tjerë, po nga Etiopia. Dinkalem Ayele dhe Getnet Yetwale u kthyen në qendër të vëmendjes edhe pse nuk arritën të fitojnë asnjë medalje.

Shkak për këtë është bërë mosha e tyre, të dy janë datëlindje dhjetor e vitit 2000, që do të thotë se të dy janë 18-vjeçar sipas të dhënave të marra në Organizatë Ndërkombëtare të Federatës së Atletikës (IAAF).

Pamja e tyre fizike nuk korrespondon fare me moshën që ata kanë të regjistruar në IAAF dhe në rrjetet sociale të gjithë kanë shpërthyer, duke e cilësuar si të pamundur që këta të jenë 18 vjeç.

Sa për statistikë, Ayela e përfundoi garën në vend të 11-të në kohën 24:36, ndërsa Tetëale dha kohën 25:53 që e renditi në vend të 21-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN