MENU
klinika

Tubime masive

Beograd/ Nis protesta më e madhe kundër Vuçiç

13.04.2019 - 18:35

Ka filluar protesta e opozitës në Serbi, që po vlerësohet të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tashmë e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Aleanca për Serbinë, si organizatore e protestës, ka ftuar qytetarët nga e gjithë Serbia të marrin pjesë në protestë. Ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

Protestuesit pritet të mblidhen para ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar pastaj para Kuvendit të Serbisë, ka thënë kryetari i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviq, transmeton Rel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të jetë në vendin e punës në ditën e protestës.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Balsha Bozhoviq, ka thënë se që nga orët e hershme të mëngjesit forcat policore po mbajnë të rrethuar ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

protesta ne serbi-konica.al
protesta ne serbi-konica.al

“Policia gjendet brenda ndërtesës së Kuvendit dhe nuk po lejojnë lëvizjen e lirë të deputetëve”, ka thënë Bozhoviq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se policia ndodhet brenda ndërtesës për parandaluar “nëse dikush përpiqet ta djegë atë apo të vjedhë pikturat dhe mobiliet brenda saj, si dhe të mbrojë deputetët dhe punëtorët brenda ndërtesës”.

Në një postim tjetër në Twitter, ministri Stefanoviq tha se “nëse dikush tenton të sulmojë institucionet shtetërore siç bën me RTS, këtë nuk do të ia arrijnë”.

protesta-serbi-konica.al

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Muajin e kaluar, një grup protestuesit kishin hyrë në ndërtesën e transmetuesit publik, RTS duke kërkuar që t’iu lejohet që të paraqesin kërkesat e tyre.

Megjithatë, policia kishte arritur që t’i nxjerrë nga ndërtesa.