Mbëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” një nga formatet televzive më të ndjekura ishin të ftuar kryeministri Ramush Haradinaj dhe këngëtarja Bleona Qereti.
Haradinaj ishte i fgtuar në pjesën e parë të programit, ndërsa Bleona në të dytën.
Mirëpo ata janë takuar më herët në parapaskenë dhe madje bënë së bashku një foto me duart në simbolin e shqiponjës.
Ndërkohë, askush nuk e dinte, por Bleona dhe Haradianj kanë një lidhje të veçantë.
Një gjë të tillë e ka bërë me dije bashkëshortja e kryeministrit Anita. Ajo ka zbuluar se Bleonën e ka pasur shoqe shkolle.
“Kur takon shoqen e shkollës“, shkruante ajo në një foto të publikuar. Anita e ka përfunduar shkollën në Shqipëri.