Manchester City ka mposhtur Tottenham Hotspur me rezultatin minimal 1-0.
Citiziens triumfuan në Etihad Stadium këtë të shtunë falë një goli të shpejtë të mesfushorit të talentuar Phil Foden.
Ishte një ndeshje shumë e luftuar që u zhvillua në Manchester por goditja e saktë me Foden pas asistit të Sergio Agueros pas 5 minutash lojë solli goli e vetëm sepse të gjitha tentativat e tjera nga të dyja skuadrat nuk u shfrytëzuan siç duhet. Një meritë në këtë fitore të City-t e ka edhe portieri Ederson që ndali në disa raste lojtarët e Tottenham të cilët e kërkuan me ngulm deri në fund golin e barazimit por nuk e gjetën dot atë.
Skuadra e Guardiolës është ‘hakmarrë’ për eleminimin nga Champions duke u ngjitur në kuotën e 86 pikëve, 1 më shumë se Liverpooli, ndërkohë që Tottenham nëse fitojnë rivalët rrezikon të zbresë nga vendi i 3-të në 5-in pas kësaj disfate.
Milani bëri një hap fals në sfidën që hapi javën e 33-të të Serie A, duke humbur një shans të shkëlqyer për të forcuar pozitat në vendin e katërt.
Sfida u mbyll në barzaim 1-1 me golat e Castillejos dhe Bruno Alves. Pjesa e parë u dominua nga Parma, por Kucka dhe Gervinho ‘toleruan’ skuadrën e Gattusos që shkoi në pushim në barazim pa gola. Me rikthimin në fushë Milani shfaqi më shumë vendosmëri dhe e kërkoi më tepër golin.
Samu Castillejo realizoi me kokë në të 69-ën vetëm 3 minuta pasi kishte hyrë në fushë. Pak minuta më vonë kuqezinjtë dyfishuan me Cutronen por goli u anulua nga VAR për një pozicion milimetrik jashtë loje të Piatek.
Megjithatë Parma nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 87-të me një supergol të kapitenit veteran Bruno Alves nga një goditje standarte. Përpjekjet e kuqezinjëve në minutat e mbetura dhe kohën shtesë nuk rezultuan të sukseshme.
Parma ka marrë një pikë mjaft të vlefshme në garën për mbijetesë, ndërsa Milani do të zbresë në vend të 5-të në rast se Roma fiton ndaj Interit.