MENU
klinika

Libri-Dita Botërore-origjina

“E kam imagjinuar gjithnjë parajsën një lloj biblioteke”

23.04.2019 - 11:37

Lindur në Katalonjë në ditën e San Giorgios, festa spanjolle e “librit dhe trëndafilave” u shndërrua në Ditën Ndërkombëtare të Librit nga UNESKO.

Më 23 prill, çdo vit, celebrohet Dita Botërore e Librit dhe e Të Drejtave të Autorit, e cila  festohet në më shumë se 100 vende, themeluar në vitin 1996 nga UNESCO dhe kremtuar me iniciativa, aktivitete dhe projekte, që synojnë nxitjen e promovimit të leximit, aktivitete botuese, apo evente në nder të ponësisë intelektuale të mbrojtur nga e drejta e autorit.

 

 

Ideja e të pasurit një ditë dedikuar librit lindi për herë të parë në Katalonjë, promovuar nga shkrimtari valencian Vincent Clavel Andrés. Ishte mbreti Alfonso XIII, më 6 shkurt 1926, që vendosi të festohej në mbarë vendin Dita e librit spanjoll, datë e cila fillimisht u vendos 7 tetori për t’u zhvendosur më pas në 23 prill, dita e festës së shenjtorit mbrojtës të Katalonjës, San Giorgio. Gjatë kësaj dite, në Spanjë, burrat e kanë traditë t’u dhurojnë grave të tyre një trëndafil, si rrjedhojë u bë zakon mes librarëve katalanas, që, për çdo libër të blerë, t’u dhuronin nga një trëndafil. Duke u bërë një festë ndërkombëtare, në vitin 1996, me vullnetin e UNESKO-s, Dita Botërore e Librit festohet si një ditë e rëndësishme për botën e letrave, pasi pikërisht më 23 prill, kanë vdekur edhe tre shkrimtarë të mëdhenj: Migel dë Servantes, Uilljam Shekspir dhe Inca Garcilaso de la Vega.

 

 

UNESCO e shpalli 23 prillin Ditën Botërore të Librit, pasi u morën në konsideratë faktet, se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre. Pavarësisht se letërsia nuk ka funksion praktik në jetën e njeriut, ajo vlerësohet si ndërgjegjja më e emancipuar e njerëzimit, ndaj të shkruarit me përgjegjësi të lartë artistike, etike dhe intelektuale, mbetet një kërkesë e përhershme e shoqërisë. Në vorbullën e të shkruarit dhe të lexuarit dallohen lexuesi i specializuar dhe ai i kënaqësisë. Ky i dyti është më i popullarizuari. Është lexuesi ai që zgjedh të lexojë një vepër për të marrë kënaqësi estetike, për të marrë informacione dhe dije.

 

 

Kryeqyteti botëror i librit

Nisur nga iniciativat kulturore të promovuara dhe projektet e paraqitura për këtë ditë, çdo vit, prej vitit 2001, UNESCO propozon një kryeqytet botëror të librit. I pari ishte Madridi, vitin pasues qe Aleksandria e Egjiptit, më pas i erdhi radha Nju Delhit, Antwerpit, Montrealit, Torinos, Bogotas, Amsterdamit, Bejrutit, Ljubljanës, Buenos Airesit dhe Jerevanit. Në vitin 2013, ishte Bangkoku, në Tajlandë, ndërsa në vitin 2014 ishte radha e Port Harcourt, në Nigeri. Më pas, Athina e Greqisë, zgjedhje e bazua në cilësinë e programeve dhe nismave që mbështesin librin dhe leximin, apo ndikimin në sektorin e botimit. Për vitin 2019, u zgjodh Sharjah, qytet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeqyteti i Emiratit të Sharjaut.

 

 

Dita Botërore e Librit, aforizmat më të bukura të autorëve për librin dhe leximin

Nuk ka ditë më të mirë se 23 prilli, për t’iu dedikuar librit që keni mbi komodinë, autorit të parapëlqyer apo poezisë që nuk e keni lexuar prej një kohe të gjatë, sepse sot është dita dedikuar librit: një ditë e veçantë për inkurajimin e zbulimit të kënaqësisë së leximit dhe vlerësimit të kontributit që i japin autorët përparimit social dhe kulturor të njerëzimit.

 

“Vetëm gjysma e librit shkruhet, për gjysmën tjetër duhet të shqetësohet lexuesi…”
(Joseph Conrad)

 

“Për të kuptuar dallimin që ekziston mes leximit të një historie në internet ose në një libër, mbyllni sytë dhe vendosni pëllëmbën e dorës tuaj, së pari në ekran dhe më pas në faqen e librit. Kontakti me letrën, i quajtur edhe “libridin”, na bën të kuptojmë ndryshimin…”.

(Luciano De Crescenzo)

 

“Librat respektohen duke i përdorur, jo duke i lënë pas dore…”.

(Umberto Eko)

 

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale”.

(Mark Tuein)

 

“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni”.

(Gustav Flober)

 

“E kam imagjinuar gjithnjë parajsën, si një lloj biblioteke”

(Jorge Luis Borges)

 

“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje”.

(Desiderius Erasmus)

 

“Ne jetojmë për librat”.

(Umberto Eko)

 

“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet”.

(Cicero)

 

“Librat janë pasqyra: pasqyrojnë atë çfarë kemi brenda…”.

(Carlos Ruiz Zafon)

 

“Kur të mos jesh më pjesë e imja, do të të heq nga kujtesa shumë yje të vegjël, atëherë qielli do të jetë kaq i bukur, saqë e gjithë bota do të bjerë në dashuri me natën…””.

(Uilljam Shekspir)

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB