MENU
klinika

Administrata shtetërore

Hapen 51 vende pune për drejtor

29.04.2019 - 14:22

Hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2019.

Bëhet fjalë për procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave dhe parashikon që numri maksimal i pozicioneve është:

a) 13 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese

b) 38 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese

Sipas vendimit mësohet se pozicionet në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil për nivelin e mesëm drejtues është gjithsej 13, si dhe për nivelin e ulët drejtues, gjithsej është 35.