Sipas disa të dhënave të bëra publike nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore vihet re se shifrat e kontributeve tregojnë një panoramë shumë të vakët, ndonëse janë ndërmarrë politika për formalizimin në fshat apo pajisjen e fermerëve me një NIPT, në mënyrë që të jenë pjesë e mbështetjes financiare.
ISSH tregon se numri i të vetëpunësuarve në bujqësi që derdhin kontribute për pension ka pësuar një rritje minimale.
Sipas ISSH-së, rezulton se 4141 individë i janë shtuar skemës për 12 muaj.
Sa kontribues janë regjistruar në 2018?
-Në 2018 janë regjistruar 58,940 kontribues, nga 58,526 të tillë në vitin 2017.
Sa përqind zënë të vetëpunësuarit në bujqësi?
-Numri i tyre është tkurrur duke zënë 7.6% nga 7.8% që ishin në 2017.
Zonat fushore apo malore?
-Më të ndërgjegjësuarit nga të vetëpunësuarit në bujqësi që derdhin kontribute janë zonat fushore
-Më indiferentët janë zonat malore
Ndarja sipas qyteteve:
-Fieri, ka fermerët më të ndërgjegjësuar në këtë drejtim
-Kukësi, ka numrin më të ulët të kontribuesve
Kujtojmë që qarku i Kukësit është cilësuar si qarku më i varfër në vend.