MENU
klinika

DPT: Rastet kur gjoba zbritet me 30%

Kundravajtje në lëshimin e faturave tatimore…

07.04.2019 - 18:35

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës apo i faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të fitimit.

Kjo si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e ligjit për procedurat tatimore apo të ligjeve specifike tatimore.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndërsa informon tatimpaguesit mbi ndryshimet ligjore për kundravajtjen në dokumentimin e transaksioneve.

Sipas DPT-së, ndryshimi ligjor parashikon lehtësi për tatimpaguesin në rast se pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin dhe më pas gjoba zbritet me 30%.

Administrata Tatimore do të kryejë zbritjen e gjobës pas paraqitjes së kërkesës me shkrim së cilës i bashkëlidhet edhe mandati i pagesës nga tatimpaguesi pranë DRT-së përkatëse.

DPT thekson se kjo lehtësi zbatohet vetëm për dënimet me gjobë në rastet e kundërvajtjeve në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve.