Theresa May ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kryeministër përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe tha se do të japë dorëheqjen më shpejt nëse deputetët mbështesin marrëveshjen e saj të tërheqjes. Kjo ka bërë që anëtarët e kabinetit të fillojnë të mendojnë se kush do ta zëvendësojë atë.
Por kur mund të heqë dorë Theresa May?
2 maj 2019
Zgjedhjet lokale më 2 maj ofrojnë mundësinë më të afërt për votuesit. Një rezultat i keq mund ta detyrojë May të japë dorëheqjen.
23 maj 2019
Nëse, siç duket e mundshme, Britania e Madhe detyrohet të marrë pjesë në zgjedhjet për parlamentin evropian, ato do të zhvillohen më 23 maj. Dhe paraqesin një mundësi tjetër për votuesit që t’i japin qeverisë një goditje dhe kryeministrja mund ta ketë të vështirë të mbijetojë.
30 qershor 2019
Kjo është data që May vetë përmendi për largimin e mundshëm. Më 20 mars ajo tha: “Si kryeministre, unë nuk jam e gatshëm ta vonoj Brexit më tej se 30 qershor.” Ajo i ka kërkuar BE-së një zgjerim të nenit 50 deri më 30 qershor, megjithëse udhëheqësit e BE e refuzuan këtë.
29 Shtator 2019
Konferenca vjetore e partisë Konservatore do të mbahet në Mançester nga data 29 shtator deri më 2 tetor. Dhe ky do të jetë një tjetër moment rreziku për Theresa May.
12 dhjetor 2019
Dhjetorin e kaluar May i mbijetoi një votim mosbesimi, pavarësisht se 117 deputetë votuan kundër saj. Sipas rregullave të Partisë Konservatore një tjetër votim i tillë nuk mund të ndodhë për 12 muajt e ardhshëm.
5 maj 2022
Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme duhet të mbahen të enjten e parë në maj 2022. Kryeministrja ka premtuar të largohet përpara zgjedhjeve të ardhshme.