MENU
klinika

Manuali i Bashkisë Tiranë

Llogaritja e taksave vendore për çdo kategori

30.04.2019 - 12:54

Bashkia e Tiranës ka publikuar në faqen e saj të internetin një manual për llogaritjen e të gjitha taksave.

Bëhet fjalë për detyrimet fiskale që kanë bizneset e vogla dhe ato me xhiro vjetore nga 5- deri në 8 milionë lekë në vit.

Llogaritja bëhet sipas përcaktimeve në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 për “Sistemin e taksave vendore” (i ndryshuar), çdo biznes, i cili realizon gjatë vitit një qarkullim më të vogël ose të barabartë me 8.000.000 lekë i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

Niveli i tatimit për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë është 0 (zero) lekë.

Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, me qarkullim nga 5 deri në 8 milionë lekë, është 5 për qind mbi fitimin e tatueshëm.

Shembulli
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël
Bizneset që kanë xhiro vjetore 5-8 milionë lekë tatohen në masën 5 %.
5% x 10000= 500 lekë

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime për qëllime banimi apo njësi shërbimi


1.Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime të ndryshme. Niveli i taksës ështe 4% i vlerës së investimit.

2.Taksa e ndikimit në infrastrukturë për projektet e infrastructures. Niveli i taksës ështe 0.1% i vlerës së investimit.

3.Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtesat në proçes legalizimi. Niveli i taksës ështe 0.5% i vlerës së investimit.