Këngëtari i Rolling Stones gjithashtu kompozitor, aktor dhe producent filmi, i cili fitoi famë si vokalisti dhe një nga anëtarët themelues të Rolling Stones shfaqet në formë pas një operacioni në zemër.
Karriera e Jagger ka kaluar mbi pesë dekada, dhe ai është përshkruar si një nga figurat më të njohura dhe me ndikim në historinë e rock & roll”.
Zëri i tij dallues dhe shfaqjet energjike, së bashku me stilin e të kënduarit në kitarë të Keith Richards kanë shënuar kulmin e suksesit në karrierën e grupit Rolling Stones.
Jagger fitoi famë botërore por dhe u portretizua shpesh si një figurë kundërkulturore.
Së fundmi ai shfaqet i veshur me xhinse, atlete dhe kapele bejzbolli ku këngëtari britanik Mick Jagger shëtit në një park pas operacionit në zemër të cilit ju nënshtrua disa ditë më parë.
Këngëtari i Rolling Stones duket mirë, buzëqesh dhe në llogarinë e tij në instagram foton e shoqëron me titullin “Një shëtitje në park”.
Të menjëhershëm ishin komentet e miqve dhe familjarëve, ndër to: “Të dua babi”- i shkruan e bija Georgia May.