MENU
klinika

Europa League

Napoli dorëzohet ndaj Arsenalit, fiton Chelsea

18.04.2019 - 23:12

Chelsea është kualifikuar në raundin tjetër të Europa League pas një ndeshjeje plot ritëm dhe gola.

Të besuarit e Sarrit zbrisnin në fushë të qetë pas rezultatit pozitiv në Çeki. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Blutë” ku Pedro realizoi një gol mjaft të bukur pas disa kombinimeve në zonë me shokët e skuadrës.

Rezultati u thellua në favor të vendasve ku në minutën e 10’ dhe 17’ autogoli i Deli dhe rrjeta e Giroud trefishuan avantazhin. Slavia e Pragës u përgjigj me Soucek në minutën e 26’ por Pedro në një super formë prishi ëndrrat e çekëve vetëm një minutë më vonë duke shënuar sërisht.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve 4-1, ndërkohë që në të dytën miqtë ngushtuan rezultatin me dygolëshin e Sevcik në minutat 51’ dhe 55’.

Chelsea mbrojti rezultatin deri në fund duke hipotekuar kualifikimin dhe shmangu çdo surprize të mundshme.

Nuk pati shumë histori në Itali ku Napoli humbi sërisht në shtëpi ndaj Arsenalit.

Ekipi i Ancelottit ishte i pafuqishëm për të reaguar ndaj anglezëve që vinin pas avantazhit 2-0 në ndeshjen e parë. Lacazette shënoi në minutën e 36’ duke fikur çdo shpresë të Napoletanëve për të bërë mrekullinë.

Eintrachti i Frankfurtit ishte surpriza e mbrëmjes ku triumfoi 2-0 ndaj Benficas duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Golat e Kostic në minutën e 37’ dhe Rode në 67’ ishin të mjaftueshëm që gjermanët të vazhdojnë më tej. Benfica triumfoi 4-2 në ndeshjen e parë dhe rezultati i përgjithshëm i ndeshjes ishte 4-4, por Frankfurt kuaalifikohet prej golave në transfertë.

Valencia nuk e pati aspak të vështirë ndeshjen e kthimit ndaj një Villareali që ishte dorëzuar që në takimin e parë, kur humbi 1-3 në shtëpi.

Mbrëmjen e sotme në “Mestalla”, vendasit fituan me rezultatin 2-0, falë golave të Latorre dhe Parejo.