MENU
klinika

"Kemi nevojë për privatësi"

Ndahet Adele nga bashkëshorti?

20.04.2019 - 11:14

Adele është ndarë nga bashkëshorti i saj Simon Konecki. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e këngëtares.

Adele dhe Simon janë prindër të një djali, Angelo i cili erdhi në jetë në vitin 2012.

30-vjeçarja u martua me Konecki, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në 2016 pas pesë vitesh lidhje.

Në deklaratë u tha se çifti kërkon privatësi dhe nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes.

Ata u martuan në fshehtësi. Gjithomë janë për përpjekur ta mbajnë martesën e tyre largë vëmendjes së mediave dhe paparacëve.

Adele iu referua për herë të parë publikisht martesës me Konecki gjatë një fjalimi kur pranoni çmimin Grammy në vitin 2017, ku ajo falënderoi bashkëshortin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Homecoming” vjen në 17 prill

Adele, e emocionuar për dokumentarin e Beyonce

Argëtim në një club gay-sh

Jennifer Lawrence dhe Adele, lojëra me pije