Fifi sërish në vëmendje por këtë herë jo për lidhje dashurie ao suksese profesionale por për një deklaratë që ajo vetë ka bërë.
Me anë të një postimi në Instastory ajo duket se i kujton rrugët e Prishtinës dhe kohët kur ishte studente.
Ajo shkruan se po sheh fytyra që e kanë poshtëruar dhe injoruar dikur por që Fifi është ndjerë gjithmonë krenare me veten e saj dhe për të kjo ka rëndësi.
Duket se ato kohë nuk kanë qenë shumë të bukura për të e ajo nuk ka hezituar ta ndante këtë pjesë edhe me ndjekësit e saj.
“Po takoj fytyra që jam rritur fizikisht me ta në prezencë e që më kanë poshtëruar me fjalë dikur e më kanë injoruar sikur të mos isha qenie njerëzore. Ama unë u ndjeva krenare me veten që i kam luftuar me shpirt e tru edhe jam ku jam sot.. në këtë rrugëtimin tim s’jam vetë ama shpirtin tim nuk ma ka bërë askush”, – shkruan ndër të tjera këngëtarja.