Dy javë më parë, isha në Moskë për një konference, për të ardhmen e marrëdhënieve ruso-amerikane. Gjendja e marrëdhënieve dypalëshe është shumë e keqe dhe përmbledhja e Prokurorit të Përgjithshëm William Barr për raportin e këshilltarit të posaçëm të Trump nuk e ndryshon këtë përfundim.
Konkluzioni më i rëndësishëm është se lidhja e forte midis Rusisë dhe Kinës nuk ka gjasë të ndërpritet së shpejti.
Arsyeja për këtë çështje duhet të jetë e qartë. Shtetet e Bashkuara i japin prioritet konfliktit midis fuqive të mëdha si kërcënim kryesor. Kina dhe Rusia sfidojnë fuqinë, ndikimin dhe interesat amerikane, duke u përpjekur të shkatërrojnë sigurinë amerikane dhe prosperitetin.
Nëse Rusia dhe Kina po bashkohen, kjo do të ndikonte në të menduarit strategjik të SHBA.
Fjala kyçe këtu është “konkurrenca”. Në fund të fundit, të dy vendet kufizohen me njëri-tjetrin. Ata kërkojnë influencë në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Largët. Ndërsa Azia Qendrore tregton më shumë me Kinën, ndikimi i Pekinit në rajon do të rritet natyrshëm.
Logjika e gjeopolitikës sugjeron që kur të rritet Kina, Rusia duhet të ndihet më e pasigurt për të dhe të kthehet drejt Shteteve të Bashkuara.
Kina dhe Rusia do të mbështesin me vendosmëri njëri-tjetrin dhe këtu shohim gabimet strategjike të vërtetë të administratës Trump. Uashingtoni është tepër armiqësor ndaj Pekinit.
Nuk është e çuditshme që Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping të shikojnë Trumpin me shumë më tepër dyshime sesa ata shikojnë njëri-tjetrin. Presidenti ka arritur të forcojë një aleancë të brishtë midis Pekinit dhe Moskës.
Një raport i posaçëm i Zyrës Kombëtare për Kërkime Aziatike vuri në dukje se në Lindjen e Largët, “Të nxitur nga pakënaqësia e përbashkët me kufizimet e vërteta ose të perceptuara të Perëndimit në ambicjet e tyre gjeopolitike, Kina dhe Rusia kanë konverguar vazhdimisht në pozicionet e tyre në çështjet strategjike kryesore rajonale. Megjithëse të dy mbajnë interesat e pavarura në margjina, synimet e tyre kryesore në Gadishullin Korean duken të njëjta dhe në masë të madhe e komplikojnë synimin e Shteteve të Bashkuara për qëllimet e saj.
Unë nuk po them se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës është i përhershëm; ka konflikte të vazhdueshme në marrëdhëniet e tyre. Ajo që po them është se bashkëpunimi i tyre në politikën e jashtme, që po rritet, do të komplikojë politikën e jashtme të SHBA.