MENU
klinika

Ngjarje që trondisin historinë...

Pse vërsulet fshatarësia globale drejt një libri?

22.04.2019 - 13:25

Viktor Hygo, Volter, Heminguej ose Xhorxh Oruell: pas çdo tronditjeje emocionale të një ngjarjeje, libri bëhet një strehë për shoqërinë.

“Katedralja e Parisit” shkruar nga Viktor Hygo, “Paris është një festë” e Ernest Heminguejit, “Traktat mbi tolerancën” e Volterit, “1984” e Xhorxh Oruellit ose “Origjina e totalitarizmit” e Hanah Arendt, të gjithë këta libra kanë të përbashkët faktin që, sa hap e mbyll sytë e panë veten jashtë magazinimit.

Në përgjithëse, blerja e tyre frenetike shoërohet nga njëfarë tronditjeje. “Katedralja e Parisit”, romani i Viktor Hygoit, i botuar në vitin 1831, thuajse ishte zhdukur absolutisht nga vitrinat e librarive pariziane. Që prej dramës së djegies së trashëgimisë nga zjarri, ai kërkohet nga të katër anët dhe ka arritur në majë të shitjeve në Amazon, madje është shitur edhe kopja e fundit.

 

 

Natyrisht, “Katedralja e Parisit” është një katedrale letrare, që në njëfarë mënyre, shpëtoi katedralen e gurtë në shekullin e 19-të. Është trashëgimia e saj e parë. Në këtë kuptim, blerja e detyrueshme e romanit të Viktor Hygoit, përbën transferim simbolik të ruajtjes në letër, të asaj që sapo u përpi nga flakët…

Me pak fjalë, mbase nuk kemi nxitim të lexojmë ose të rilexojmë Viktor Hygonë, por, duke zotëruar librin, përmbushim gjestin e ruajtjes së historisë, ku individët janë papritur shoqëria.

 

 

Pas sulmeve të “Charlie Hebdo” dhe të tejfshehjes në vitin 2015, ishte “Traktati mbi tolerancën” e Volterit, aktakuzë kundër fanatizmit fetar, që u shit marrmendthi si në libraritë, ashtu edhe në rrjet. Pas bombardimeve të Bataclan dhe Parisit Lindor në të njëjtin vit, ishte “Parisi është një festë” e Ernest Heminguejit, duke tejkaluar edhe shitjet e “Asteriksit”, tregimi autobiografik i endjeve gjatë natës të këtij amerikani të ri në lagjen latine, duke u shndërruar në mjet riafirmi të vlerave të përbashkëta të lirisë dhe emancipimit.

Edhe një herë, shumë më tepër se teksti, është objekti, libri, i cili është futur në një rit shoqëror. Madje, ai u bë edhe mbështetës i kësaj fatkeqësie, pranë qirinjve dhe luleve në Sheshin e Republikës.

Një tjetër tronditje, edhe nëse në atë kohë nuk pati as flakë dhe as vdekje, qe zgjedhja e Donald Trampit në vitin 2016. Duke pasur parasysh dhunën verbale të daljeve të tij përgjatë fushatës presidenciale amerikane, të shihje një karakter të atillë, asimiluar në një konceptim kaosi politik, të merrte drejtimin e Shteteve të Bashkuara shkaktoi vërtet një efekt mahnitës.

 

 

Edhe kjo trullosje e gjeti përgjigjen simbolike në dy libra, që i çuan ata drejt majave të shitjeve të Amazon: “1984” e Xhorxh Oruellit dhe “Origjinat e totalitarizmit” të Hanah Arendt, një dystopi politike mbi diktaturën dhe një analizë filozofike e lëvizjes totalitare dhe të asaj që çon drejt saj: në të dyja rastet, përkthimi i ankthit dhe, sërish gjesti i strehimit përtej tekstit.

Në të gjitha rastet, edhe pse fjalët vijnë për t’iu përgjigjur një krize, mundësia për të formuluar këtë sekuencë gati na lë pa frymë: librat në vetvete mishërojnë njëherazi një vëllazëri dhe një ekzorcizëm të kohës që po shkon drejt humnerës.

Përshpejtimi emocional i prodhuar nga rrjetet sociale, edhe ato vetë ndërtuar mbi  algoritme që nxisin tronditjen, krijon këtë fenomen antropologjik të ankoruar tashmë në modernitetin tonë: një ngjarje që trondit historinë tonë shkakton vërsuljen e fshatarësisë globale drejt një libri, atij sendi kaq të prekshëm, që ofron një hapësirë të përbashkët të qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë.

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB